Më 15 dhjetor do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Gjykatën Speciale.
Konferenca do të mbahet të mërkurën, e paralajmëruar nga ora 14:30.
Në këtë seancë dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake do t’u kërkojë palëve përditësime mbi çështjet e pazgjidhura nga Konferenca e tetë.
Gjithashtu, do të kërkohen përditësime edhe nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, mbrojtja. Do të diskutohet edhe për çështje lidhur me koronavirusin.
Thaçi dhe të tjerët mbahen në Dhomat e Paraburgimit në Speciale që nga viti i kaluar.