GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Auditori i “bie në qafë” komunës së Ramës për ndërtimet e larta, çfarë parregullsish gjeti?

20/03/2025
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Auditori i “bie në qafë” komunës së Ramës për ndërtimet e larta, çfarë parregullsish gjeti?
Share on FacebookShare on Twitter

Zyra Kombëtare e Auditimit ka kryer auditim në ndërtimet e larta në Komunën e Prishtinës për vitin 2024/2025, komunë kjo e cila udhëhiqet nga arkitekti Përparim Rama. Një nga kritikat kryesore të Auditorit janë numri i certifikatave të përdorimit në raport me numrin e lejeve të lëshuara.

Siç thotë auditori, përgjatë viteve 2021-2023, raporti mes certifikatave dhe lejeve ishte një certifikatë për shtatë leje të lëshuara.

“Numri kaq i ulët i certifikatave të përdorimit, apo edhe ato ku kanë certifikata por që inspektimi final dhe vendimi për lëshim të certifikatës së përdorimit janë bërë vetëm si procese formale dhe pa ndonjë kontroll të detajuar, rrezikon që objektet e ndërtuara mos të jenë të sigurta për banim e as të cilësisë së duhur. Megjithatë, objektet e njëjta shiten dhe përdorën nga qytetarët për banim dhe afarizëm por që nuk mund t’i kenë me fleta poseduese rrjedhimisht blerësit mos të kenë siguri për pronat e tyre qoftë në aspektin e ndërtimi, qoftë në aspektin e të drejtës së pronës”, thuhet ndër të tjera në gjetjet e ZKA’së.

“Komuna e Prishtinës nuk kishte vendosur procedura të qarta dhe të standardizuara sa i përket procesit të ndërtimeve të larta, që nga procesi i lëshimit të lejeve të ndërtimit e deri tek pajisja me certifikatë të përdorimit. Ani pse disa procese janë funksionale ato nuk kanë siguruar çdo herë efikasitet as efektivitet në përmbylljen e këtij cikli. Për më tepër nuk kishte funksionalizuar as sistemin e-leja, e cila do t’i mundësonte efikasitet në proces dhe rrjedhimisht identifikimin e hallkave ku janë mangësitë më të mëdha”, thuhet në gjetjet e ZKA’së.

Sipas ZKA’së, numri i çerdheve, shkollave të ulëta dhe të mesme, Qendrave të Mjekësisë Familjare, transporti publik, etj, nuk ishte rritur në përputhje me rritjen e ndërtimeve të larta.

ZKA’ja thotë se mungesa e kontrolleve gjatë lëshimit të lejeve ndërtimore ka ndikuar që jo çdo kërkesë apo investitor të trajtohet njëjtë. Disa investitorëve iu është kërkuar rregullimi i parcelave, ndërrimi i destinimit të tokës, marrja e pëlqimeve nga Ndërmarrjet Publike përkatëse para se t’i lëshohet leja ndërtimore si dhe kohëzgjatja për trajnimin e kërkesës ishte tej zgjatur e në tri raste kërkesa edhe u i ishte refuzuar, ndërsa kishte investitor me po të njëjtat çështje por që lejet iu ishin dhënë pa ju kërkuar korrigjimin e tyre.

ZKA thotë se Komuna e Prishtinës ia ka lënë të gjitha inspektimet investitorëve, përveç atij final, duke mos qenë në përputhje projekti me lejën e lëshuar të ndërtimit. Pra, ka pasur devijime nga ndërtuesit, të cilat auditori i ka parë edhe me sy të lirë.

Tags: Komuna e PrishtinësPerparim Rama
ShareTweetShare
Previous Post

Specialja nuk tregon se a do të lejojë Hashim Thaçin të vijë sot apo nesër në Kosovë

Next Post

Ukë Rugova shkon për ngushëllime te familja Thaçi në Skenderaj

Next Post
Ukë Rugova shkon për ngushëllime te familja Thaçi në Skenderaj

Ukë Rugova shkon për ngushëllime te familja Thaçi në Skenderaj

Lajmet e fundit

Afër 500 vjedhje për më pak se dy muaj në Kosovë

Vidhen stoli ari në një shtëpi në Bibaj të Ferizajt

10/05/2025
Gjashtë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë, viktima gratë

Gjashtë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë, viktima gratë

10/05/2025
Dita e sotme vendimtare për Drenicën

Dita e sotme vendimtare për Drenicën

10/05/2025
Eskalon situata në ‘Ferma Vip’ Big Mama kërkon të largohet

Eskalon situata në ‘Ferma Vip’ Big Mama kërkon të largohet

10/05/2025
Tre të lënduar në një aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Tre të lënduar në një aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

10/05/2025
Çka thuhet në raportin e policisë për rastin tragjik te rruba B?

Çka thuhet në raportin e policisë për rastin tragjik te rruba B?

10/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Afër 500 vjedhje për më pak se dy muaj në Kosovë

Vidhen stoli ari në një shtëpi në Bibaj të Ferizajt

10/05/2025
Gjashtë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë, viktima gratë

Gjashtë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë, viktima gratë

10/05/2025
Dita e sotme vendimtare për Drenicën

Dita e sotme vendimtare për Drenicën

10/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.