GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Nexhat Vllasaliu mohon se ka marrë pjesë në vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

19/03/2025
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Nexhat Vllasaliu mohon se ka marrë pjesë në vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi
Share on FacebookShare on Twitter

I akuzuari Nexhat Vllasaliu të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë vazhdoi dhënien e mbrojtjes. Ai mohoi se e ka njohur tani të ndjerin Bedri Rexhepi apo të ketë marrë pjesë në vrasjen dhe varrosjen e tij.

Në këtë rast, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu akuzohen për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi në vitin 2021, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Unë çdo herë kam deklaruar se kurrë në jetë s’e kam pa. Garantoj me jetë nëse veç një njeri thotë se Nexhati u kanë e ka pa me Bedri Rexhepin qetash nënshkruaj për burgim të përjetshëm”, deklaroi Vllasaliu,

Këto deklarime, ai i bëri duke u përgjigjur në pyetjet e përfaqësuesit të palës së dëmtuar, avokatit Besnik Berisha.

Pas kësaj deklarate, avokati Berisha i tha trupit gjykues që i akuzuari Nexhat të deklarohet në pyetjet që i bëhen dhe jo për rrethana tjera. Më pas, gjykatësja e rastit Medie Bytyqi kërkoi një gjë të tillë nga i akuzuari.

I akuzuari Nexhat pohoi se kishte biseduar me vëllanë e tij- të akuzuarin Jeton lidhur me atë se ku gjendej kufoma. Tha se i kishte kërkuar që në rast se e di ku është, të tregojë dhe të mos maltretohet askush pa faj.

I ballafaquar me deklaratat e mëparshme, i akuzuari Nexhat mohoi të ketë shkuar me Jetonin në fshatin Vllasali me datën 9 prill 2021.

Por, ai u pyet se pse ka deklaruar se nuk ka dashur të tregojë se ka shkuar në fshatin Vllasali me të akuzuarin Jeton me atë datë. I akuzuari tha se nuk i kujtohet se përse është deklaruar asisoj.

I akuzuari Nexhat gjithashtu shtoi se e ka ditur se është në përgjime, kurse për Jetonin tha se nuk e kishte ditur një gjë të tillë.

Ai po ashtu tha se nuk i kujtohet edhe për rrethanën e perdes, që sipas avokatit Berisha, në përgjime dëgjohet duke i thënë Jetonit “shihe perdja kah është njëherë”.

Për perden që avokatit Berisha tha se me të ishte e mbështjellur kufoma e të ndjerit Bedri Rexhepi, i akuzuari Nexhat mohoi se është e shtëpisë së tij.

Lidhur me lokacionin se ku ishte varrosur viktima, avokati Berisha e pyeti se përse në përgjime ishte dëgjuar duke i thënë Jetonit “sa ma nalt është” (duke ju referuar trupit të viktimës), por i akuzuari Nexhat tha se nuk e di pse e ka pyetur për këtë i akuzuari Jeton.

Me të përfunduar orari i punës, u ndërpre edhe seanca e sotme.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu ngarkohen me veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1.6 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në aktakuzë thuhet se prej periudhës 9 janar 2021 deri më 8 prill 2021, të pandehurit Vllasaliu në bashkëkryerjeje pas marrëveshjes paraprake, kishin filluar planifikimin për të privuar nga jeta të dëmtuarin Bedri Rexhepi, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore.

Të njëjtit, po ashtu ngarkohen me veprën penale “Dëmtim i varreve apo kufomave”, nga neni 413, paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Tags: bedriBiznesmenitmohonnexhatpjesmarrjenRexhepivllasaliuvrasja
ShareTweetShare
Previous Post

‘Godet’ Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Next Post

VV asesi të pajtohet: E çon ‘cep më cep’ ankesën e rezultateteve përfundimtare për zgjedhjet

Next Post
VV asesi të pajtohet: E çon ‘cep më cep’ ankesën e rezultateteve përfundimtare për zgjedhjet

VV asesi të pajtohet: E çon 'cep më cep' ankesën e rezultateteve përfundimtare për zgjedhjet

Lajmet e fundit

Ftesat janë dërguar për liderë të “subjekteve parlamentare”, takimet në Presidencë nesër nga ora 13:00 e 15:00

Ftesat janë dërguar për liderë të “subjekteve parlamentare”, takimet në Presidencë nesër nga ora 13:00 e 15:00

14/05/2025
Osmani takon shefin e Zyrës së BE-së, e informon për takimin e thirrur me partitë politike

Osmani takon shefin e Zyrës së BE-së, e informon për takimin e thirrur me partitë politike

14/05/2025
Gjykata refuzon padinë ndaj ZRRE’së kundër shtrenjtimit të rrymës

Gjykata refuzon padinë ndaj ZRRE’së kundër shtrenjtimit të rrymës

14/05/2025
“Shndrit, shndrit, shndrit”: Kurti kërkon të votohet në Eurovision, qytetarët i thonë “bëji ti votat për qeveri”

“Shndrit, shndrit, shndrit”: Kurti kërkon të votohet në Eurovision, qytetarët i thonë “bëji ti votat për qeveri”

14/05/2025
Bullgaria nis 120 ushtarë drejt Kosovës

KFOR-i reagon pas raportimeve për ndërhyrjen në rrugët ilegale në veri: Vepruam për të shmangur tensionet, pa penguar Policinë e Kosovës

14/05/2025
Pas Hashim Thaçit, edhe Fadil Fazliu ankohet për mangësi në aktakuzën kundër administrimit të drejtësisë

Pas Hashim Thaçit, edhe Fadil Fazliu ankohet për mangësi në aktakuzën kundër administrimit të drejtësisë

14/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ftesat janë dërguar për liderë të “subjekteve parlamentare”, takimet në Presidencë nesër nga ora 13:00 e 15:00

Ftesat janë dërguar për liderë të “subjekteve parlamentare”, takimet në Presidencë nesër nga ora 13:00 e 15:00

14/05/2025
Osmani takon shefin e Zyrës së BE-së, e informon për takimin e thirrur me partitë politike

Osmani takon shefin e Zyrës së BE-së, e informon për takimin e thirrur me partitë politike

14/05/2025
Gjykata refuzon padinë ndaj ZRRE’së kundër shtrenjtimit të rrymës

Gjykata refuzon padinë ndaj ZRRE’së kundër shtrenjtimit të rrymës

14/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.