GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Bullgaria nis 120 ushtarë drejt Kosovës

19/03/2025
në Kosovë, Lajme, Siguri
Koha e leximit:2 mins read
Bullgaria nis 120 ushtarë drejt Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

120 ushtarë është numri i personelit ushtarak që Bullgaria do ta nisë drejt Kosovës.

Ata do të marrin pjesë në forcat operacionale rezervë të Forcës Stabilizuese të NATO-s në Kosovë.

Kontigjenti bullgar, që përbëhet kryesisht nga forca tokësore të Brigadës së Tretë të Komandës në Blagoevgrad, do të kryejë detyra për të mbajtur sigurinë në Kosovë.

Në ceremoninë solemne të mbajtur sot në Blagoevgrad, zyrtarët bullgarë kanë thënë se Sofja është e përkushtuar për sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

“Në kohëra të ballafaqimeve gjeopolitike, Forcat tona të Armatosura janë dorëzanë të paqes e stabilitetit jo vetëm në Bullgari, por edhe për rajonin ku jetojmë. Me vendosjen tuaj plotësuese, kontributi ynë afatgjatë në operacionin e NATO-s në Kosovë është domethënës”, ka thënë kreu i Mbrojtjes, admiral Emil Eftimov, përcjell një kumtesë e Ministrisë bullgare të Mbrojtjes.

“Ky mision është një shembull tejet i mirë sesi Ushtria bullgare po përmbush me nder angazhimet e saj për sigurinë e Ballkanit perëndimor”.

Me këtë rast, Eftimov ka bërë me dije se për këtë vit Bullgaria është vendi prijatar në Batalionin e Dytë Shumëkombësh të Forcave Operacionale Rezervë të NATO-s në Kosovë.

Duke iu dëshiruar sukses pjesëtarëve bullgarë të këtij misioni, admirali Eftimov ka shprehur besimin se ata do t’i kryejnë me përpikmëri detyrat që kanë marrë përsipër.

“Përvoja që fitoni në këso misione ka rëndësi për përgatitjen tuaj për aksion në mjedise shumëkombëshe – si në komandim të batalionit ashtu edhe në zbatim të procedurave të përbashkëta operacionale. Përvoja juaj do të jetë aseti më i madh kur të ktheheni në vendlindje, nga ku do të mbështetem që të punoni fort që të shtoni aftësitë e ushtrisë bullgare”, ka shtuar kreu i Mbrojtjes.

Bëhet e ditur se komandant i Brigadës së Dytë Shumëkombëshe është koloneli, Jordan Ivanov, kurse komandant i kompanisë së mekanizuar është lejtnant Ivan Dukov.

Tags: bullgariaKosovëUshtare
ShareTweetShare
Previous Post

Këta janë emrat e të zhdukurve që u gjetën në varrezën masive në Bishtazhin

Next Post

Aleanca e re ushtarake në Ballkan: Mesazh sigurie apo sfidë për Serbinë

Next Post
Aleanca e re ushtarake në Ballkan: Mesazh sigurie apo sfidë për Serbinë

Aleanca e re ushtarake në Ballkan: Mesazh sigurie apo sfidë për Serbinë

Lajmet e fundit

KEK-u detyrohet të ndalë njësinë A4 të “Kosovës A”

KEK-u detyrohet të ndalë njësinë A4 të “Kosovës A”

10/05/2025
Kadrijaj: Askush nuk mund t’i detyrojë deputetët të votojnë, bllokadën e Kuvendit po e bën Vetëvendosje

Kadrijaj: Askush nuk mund t’i detyrojë deputetët të votojnë, bllokadën e Kuvendit po e bën Vetëvendosje

10/05/2025
Katër motoristë ‘zhduken’ në Shtërpcë, fillon operacioni i kërkimit

Katër motoristë ‘zhduken’ në Shtërpcë, fillon operacioni i kërkimit

10/05/2025
Albin Kurti e rehaton vëllain e tij në KEK, merr pozitë në zyrën për shitje dhe blerje të rrymës

Albin Kurti e rehaton vëllain e tij në KEK, merr pozitë në zyrën për shitje dhe blerje të rrymës

10/05/2025
Ishin të kërkuar me urdhëresa të Gjykatës, arrestohen tre persona në Lipjan

Ishin të kërkuar me urdhëresa të Gjykatës, arrestohen tre persona në Lipjan

10/05/2025
Ky është zyrtari policor që dyshohet se dhunoi bashkëshorten në Gjilan – dërgohet në mbajtje

Ky është zyrtari policor që dyshohet se dhunoi bashkëshorten në Gjilan – dërgohet në mbajtje

10/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
KEK-u detyrohet të ndalë njësinë A4 të “Kosovës A”

KEK-u detyrohet të ndalë njësinë A4 të “Kosovës A”

10/05/2025
Kadrijaj: Askush nuk mund t’i detyrojë deputetët të votojnë, bllokadën e Kuvendit po e bën Vetëvendosje

Kadrijaj: Askush nuk mund t’i detyrojë deputetët të votojnë, bllokadën e Kuvendit po e bën Vetëvendosje

10/05/2025
Katër motoristë ‘zhduken’ në Shtërpcë, fillon operacioni i kërkimit

Katër motoristë ‘zhduken’ në Shtërpcë, fillon operacioni i kërkimit

10/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.