GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

“Kur e kam pa tu ma vra burrin para syve” – Banorët e Osek Hilës rrëfejnë tmerrin e përjetuar nga Muharrem Ibraj

19/03/2025
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kush është Muharrem Ibraj, shqiptari që me forcat serbe dyshohet se kreu krime lufte në Gjakovë
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Muharrem Ibrajt, shqiptar nga fshati Osek Hilë i Gjakovës, për veprën penale “Krim lufte kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish-RSFJ-së.

Sipas hetimeve, gjatë periudhës 1998-1999, Ibraj, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore serbe, ka kryer vrasje, dhunime, arrestime dhe keqtrajtime ndaj civilëve shqiptarë në fshatin Osek Hilë të Gjakovës. Viktimat ishin persona të paarmatosur dhe të pafajshëm, përfshirë të moshuar dhe fëmijë.

Banorët e fshatit kanë rrëfyer për krimet e tij, duke e përshkruar si një ekzekutor të pamëshirshëm. Zade Bajrami, një nga të mbijetuarat, tregon se pa me sytë e saj momentin kur ia vranë bashkëshortin.

“Në atë moment nuk e di pse nuk kam tranu. Sot, kur e kujtoj, më duket sikur ka ndodhur dje. Kemi pasur shumë vështirësi, kemi menduar se do të mbetemi pa bukë. Ai ende është i lirë, ndërsa në Gjakovë kanë vrarë plotë,” rrëfen ajo.

Një tjetër banor shpjegon se si ai dhe të tjerët u ndaluan nga forcat serbe ndërsa po ktheheshin nga shkolla.

“Na kanë ulur në gjunjë me armë të gjata dhe na kanë pyetur se ku po shkonim. Kur u thamë se po ktheheshim nga shkolla, na rrahën me shuplaka dhe na kërcënuan që të mos ktheheshim më,” kujton ai.

Muharrem Ibraj, në verën e vitit 2005, ishte paraqitur në Hagë si dëshmitar mbrojtës i Sllobodan Millosheviçit.

Rrëfimet e plotë ndiqeni më poshtë:

Tags: gjakoveMuharrem IbrajtOsek Hilës
ShareTweetShare
Previous Post

Popullariteti i kandidatëve për kryeministër tek elektorati i partive të tyre: Hamza i pari me 88,3 % të votave

Next Post

I refuzohet PDK’së kërkesa për rishikim të gjobës prej 4 mijë euro

Next Post
I refuzohet PDK’së kërkesa për rishikim të gjobës prej 4 mijë euro

I refuzohet PDK’së kërkesa për rishikim të gjobës prej 4 mijë euro

Lajmet e fundit

Hasani: Kurti u zotua se do ta vizitonte në Hagë, Thaçi pranoi vizitën e tij, por ai nuk shkoi

09/05/2025
QKUK-ja jep detaje rreth gjendjes së 10-vjeçares në Prizren të cilën dyshohet se e theri me thikë babai i saj

Therje me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” – 15-vjeçari përfundon në QKUK me plagë në shpinë

09/05/2025

Meksika padit “Google” pasi ia ndryshoi emrin ‘Gjirit të Amerikës’

09/05/2025
Vdes gruaja pasi bie nga një objekt në Fushë Kosovë

Therrje me thikë tek sheshi ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë

09/05/2025
Miftaraj: Vrasjet në familje po ndodhin çdo ditë, ndërsa koordinatorja kundër dhunës hesht – ky shtet është pa Zot shtëpie

Miftaraj: Vrasjet në familje po ndodhin çdo ditë, ndërsa koordinatorja kundër dhunës hesht – ky shtet është pa Zot shtëpie

09/05/2025
Bajrami: Do të lëvizim çdo gur për të shfuqizuar vendimin për çmimin e rrymës

Bajrami: Do të lëvizim çdo gur për të shfuqizuar vendimin për çmimin e rrymës

09/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Hasani: Kurti u zotua se do ta vizitonte në Hagë, Thaçi pranoi vizitën e tij, por ai nuk shkoi

09/05/2025
QKUK-ja jep detaje rreth gjendjes së 10-vjeçares në Prizren të cilën dyshohet se e theri me thikë babai i saj

Therje me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” – 15-vjeçari përfundon në QKUK me plagë në shpinë

09/05/2025

Meksika padit “Google” pasi ia ndryshoi emrin ‘Gjirit të Amerikës’

09/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.