Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ka deklaruar se Vetëvendosje i ka fituar bindshëm zgjedhjet dhe do të formojë qeverinë.
”Nëse Vetëvendosje ka dyfishin sa i dyti, e mos të flas për të tretin dhe të katërtin, atëherë partitë e tjera nuk kanë legjitimitet të formojnë qeveri. Modalitetet dhe mënyrat ne i shohim në ditët në vijim, por është vetëm një element i sigurt që Vetëvendosje i ka fituar bindshëm zgjedhjet edhe tash ka me formu qeverinë”, tha ai në Interaktiv.
Tutje ai ka thënë se disa deputet të partive të tjera e mbështesin Vetëvendosjen dhe se 3 prej tyre do ta mbështesin VV-në për ta formuar qeverinë.
”Nuk mund të flas unë për deputet të veçantë që e mbështesin Vetëvendosjen por ka prej atyre, ne e shohim që ka pakënaqësi edhe brenda partive tjera. Ne jemi të bindur që kanë me u gjetë 3 deputetë që e mbështesin shtesë”, tha tutje Rama.