Kryeshefi i KRU Gjakova, Hasan Krasniqi, është arrestuar sot në aksionin e zhvilluar nga Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.
Krasniqi dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Rreth operacionit të zhvilluar sot detaje për Klankosova.tv ka dhënë zëdhënësja Liridona Kozmaqi.
Kozmaqi deklaroi se po ashtu gjatë ditës së sotme janë kontrolluar-bastisur edhe objekti i banimit të personit të dyshuar dhe zyra e tij në KRU Gjakovë, ku janë siguruar dëshmi- prova materiale që ndërlidhen me rastin.
“Prokurori i rastit brenda afatit ligjor do të vendosë për masën e sigurisë së pranisë së të pandehurit në procedurë”, tha ajo për Klankosova.tv
Gjatë këtij operacioni janë gjetur dhe sekuestruar:
-Një Lap-Top
-Një Telefon mobil Samsung Galaxy S22,
-Para 22 mijë e 205 Euro,
-Barka Ranier Wit,
-Dy kontrata qe ndërlidhen me rastin.
Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.