Policia e Kosovës po e kërkon një grua në Prizren që dyshohet se ka kryer vjedhje në një qendër tregtare.
Autoritetet policore publikuan fotografi të të dyshuarës me qëllim identifikimi, derisa bënë me dije se rasti ka ndodhur më 26 tetor të 2023-s në qendrën tregtare në rrugën “Ekrem Rexha”.
Policia ka kërkuar nga qytetarët që nëse kanë informacione mbi vendndodhjen e saj, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor.
“Personi kërkohet, për veprën penale ‘Vjedhje’ e cila ka ndodhe me datë 26.10.2023 në qendrën tregtare e cila gjendet në rrugën ‘Ekrem Rexha’ në Prizren. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin policor.