GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Drejtësi

Prindërit e Veselit, vëllau i Jakup Krasniqit e Nasim Haradinajt: Në sa raste Specialja ua ndaloi krerëve të UÇK-së pjesëmarrjen në varrime?

18/03/2025
në Drejtësi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Prindërit e Veselit, vëllau i Jakup Krasniqit e Nasim Haradinajt: Në sa raste Specialja ua ndaloi krerëve të UÇK-së pjesëmarrjen në varrime?
Share on FacebookShare on Twitter

Brenda katër vjetësh gjykime në Hagë, shtatë familjarë të ngushtë të krerëve të UÇK-së që u akuzuan nga Specialja, ndërruan jetë.

Në asnjërin rast, Gjykata Speciale nuk ua ka lejuar ardhjen në Kosovë për ceremonitë mortore ish-krerëve të UÇK-së.

Kadri Veselit i vdiqën dy prindërit, Jakup Krasniqit vëllai, Nasim Haradinajt vëllai, Hysni Gucatit vëllai, Haxhi Shalës babai dhe së fundmi Hashim Thaçit babai.

Në asnjërin rast, Specialja nuk ka lejuar pjesëmarrje në varrime.

Kërkesat janë aprovuar për të ardhur për të bërë homazhe disa ditë pas varrimit, dhe për t’i takuar 2-3 anëtarë të familjes së ngushtë.

Në shumë raste, kjo është vlerësuar si shkelje direkte e të drejtave të njeriut.

Kjo situatë, ka nxitur reagime të mëdha në Kosovë.

Emisari i Posaçëm për Misione të Posaçme i ShBA-së, Richard Grenell, ka ripostuar shkrimin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili e quajti Gjykatën Speciale një tribunal “të turpshëm dhe të paturpshëm” që, tha ai, ka shndërruar drejtësinë ndërkombëtare në një farsë.

Reagimi i Ramës erdhi pas vendimit të Speciales për të mos lejuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, i cili u nda nga jeta më 16 mars.

“Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm, i cili e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Parlamentit të Kosovës në bumerangun më brutal!”– shkroi Rama.

Ish-emisari amerikan për Ballkanin, Richard Grenell, mbetet një nga kritikët më të ashpër të Gjykatës Speciale. Së fundmi, në mesazhin e tij për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ai shprehu shqetësimin për trajtimin e Speciales ndaj Thaçit.

Ai e quajti Thaçin “atë themeltar” të shtetësisë së Kosovës duke shtuar se ai “do të duhej të ishte në Prishtinë duke festuar, e jo prapa grilave në Hagë.”

“I uroj të gjithë miqve të mi në Kosovë festime të gëzueshme dhe të qeta në shtatëmbëdhjetë vjetorin e pavarësisë.

Sidoqoftë, ky hap historik është në hije të një padrejtësie të madhe. Ati themeltar i shtetësisë së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, do të duhej të ishte në Prishtinë duke festuar, e jo prapa grilave në Hagë.

Evropianët kanë dështuar të veprojnë kundër kësaj padrejtësia në pesë vitet e fundit. Dhe, institucionet kosovare shtetërore kanë dështuar të ndërmarrin veprimte e nevojshme ligjore për ta ndalur këtë padrejtësi, për shkaqe politike.

Kjo burgosje e gabueshme duhet të marrë fund”, ka shkruar Grenell.

Tags: ceremonitë mortorespecialjaUCK
ShareTweetShare
Previous Post

Dallaveret me tenderë: Prokuroria Speciale bastisje në KRU Gjakova, i dyshuar ish-kandidati i VV-së për asamble

Next Post

Kosova, Shqipëria e Kroacia me deklaratë për bashkëpunim trepalësh

Next Post
Kosova, Shqipëria e Kroacia me deklaratë për bashkëpunim trepalësh

Kosova, Shqipëria e Kroacia me deklaratë për bashkëpunim trepalësh

Lajmet e fundit

Cara Delevingne shfaqet në premierën e “Ocean With David Attenborough” me fustan 100 vjeçar që vlen mbi 10 mijë dollarë

Cara Delevingne shfaqet në premierën e “Ocean With David Attenborough” me fustan 100 vjeçar që vlen mbi 10 mijë dollarë

09/05/2025
Robin dhe Marigona Krasniqi festojnë 3-vjetorin e martesës

Robin dhe Marigona Krasniqi festojnë 3-vjetorin e martesës

09/05/2025
AGK dënon gjuhën nxitëse të deputetëve te VV-së Salih Zyba dhe Fitore Pacolli ndaj Gazetës Express

AGK dënon gjuhën nxitëse të deputetëve te VV-së Salih Zyba dhe Fitore Pacolli ndaj Gazetës Express

09/05/2025
Arrestohet një 42-vjeçar në Soçanicë për ngacmim seksual dhe shantazh ndaj një të miture

Arrestohet një 42-vjeçar në Soçanicë për ngacmim seksual dhe shantazh ndaj një të miture

09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri – i moshuar me biçikletë goditet nga veturë

Aksident trafiku në Vushtrri – i moshuar me biçikletë goditet nga veturë

09/05/2025
Vdes gruaja pasi bie nga një objekt në Fushë Kosovë

Raportohet për therrje me thikë mes disa të rinjve në Podujevë

09/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Cara Delevingne shfaqet në premierën e “Ocean With David Attenborough” me fustan 100 vjeçar që vlen mbi 10 mijë dollarë

Cara Delevingne shfaqet në premierën e “Ocean With David Attenborough” me fustan 100 vjeçar që vlen mbi 10 mijë dollarë

09/05/2025
Robin dhe Marigona Krasniqi festojnë 3-vjetorin e martesës

Robin dhe Marigona Krasniqi festojnë 3-vjetorin e martesës

09/05/2025
AGK dënon gjuhën nxitëse të deputetëve te VV-së Salih Zyba dhe Fitore Pacolli ndaj Gazetës Express

AGK dënon gjuhën nxitëse të deputetëve te VV-së Salih Zyba dhe Fitore Pacolli ndaj Gazetës Express

09/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.