Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e djeshëm në fshatin Budrikë e Epërme në Viti, ku në orët e mëngjesit, një qytetar ka njoftuar Policinë për një trup të pajetë të gjetur në oborrin e një shtëpie. Lidhur me rastin, tashmë kanë nisur hetimet, ndërsa trupi është dërguar në IML, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar nga burimet brenda Emergjencës se bëhet fjalë për një 80-vjeçar, i cili u gjet i vdekur, jo fort larg shtëpisë së tij.
Vdekjen e të moshuarit e të ndjerit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërsa njësitet policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes.
Bazuar në informacionet e para, në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune. Megjithatë, për të zbuluar shkakun e vdekjes, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.
Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’.