Organizata e Veteranëve të Luftës së OVL -UÇK-së ka shprehur ngushëllime për vdekjen e babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
“Haxhi Thaçi do te kujtohet si njeri mirë, i urtë, i ndershëm dhe i respektuar. Si baba i përkushtuar, qe rriti dhe edukoi fëmijë me vlera të larta, si ish presidentin Hashim Thaçi, i cili si Drejtor i Drejtorisë Politike të UÇK-së, dha një kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera organizata në telegramin e ngushëllimit.
“E dimë që dhimbja bëhet edhe më e rëndë për shkak të padrejtësisë që po i bëhet Hashimit në Hagë, duke e penguar që të ishte pranë babait sa ishte i sëmurë dhe sot që të jetë pranë familjes dhe t’i jap lamtumirën e fundit babait te tij”, ka shkruar OVL-UÇK.