GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Ish-ambasadori Hamiti: Me Kurtin kryeministër e Gërvallën shefe të diplomacisë nuk na ndihmojnë dot as firmat lobuese në SHBA

17/03/2025
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Ish-ambasadori Hamiti: Me Kurtin kryeministër e Gërvallën shefe të diplomacisë nuk na ndihmojnë dot as firmat lobuese në SHBA
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, aktualisht profesor universitar, Muhamet Hamiti, për FrontOnline, thotë se Kosova me Qeverinë Kurti, i ka punët keq, si brenda ashtu edhe nga jashtë.

‘’Kush ka sy me pa dhe vesh me dëgjue e merr vesh se Kosova i ka punët më keq si brenda ashtu edhe jashtë me Qeverinë e Albin Kurtit, si me BE-në ashtu edhe me SHBA-të, si me Administratën Biden ashtu edhe me Administratën e re të Presidentit Trump’’ thotë Hamiti.

Hamiti, potencon se shkaku i Qeverisë Kurti, Kosova ka humbur qindra milionë euro.

‘’BE-ja i ka vendosur sanksione Kosovës tash dy vjet. Qindra milionë euro i ka humbur vendi ynë për fajin e kësaj Qeverie. Humbjet po vazhdojnë’’ shton ai.

Profesori universitar potencon se niveli i marrëdhënieve Kosovë-SHBA, ka rënë pikërisht në nivelet më të ulëta për shkak të Qeverisë Kurti.

‘’Niveli i marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-të ka rënë në nivelet më të ulëta gjatë kësaj Qeverie të Vetëvendosjes, me Kurtin Kryeministër e Donika Gërvalla-Schwarzin Ministre të Jashtme. Kurti i quante “naive” deklaratat e Sekretarit amerikan të Shtetit Blinken. Gërvalla-Schwarzi e quante “tigër prej letre” BE-në’’ deklaroi Hamiti për FrontOnline.

Madje, ish-diplomati kosovar shprehet se as kompanitë e lobimit s’do bënin punë me drejtues të papergjegjëshëm të Qeverisë së Kosovë.

‘’Kur ke drejtues të Qeverisë dhe të punëve të jashtme njerëz si këta, s’mund të presësh t’i keshë punët mirë as me aleatët jetikë, mbështetësit historikë të Kosovës.  As kompanitë e lobimit, droj unë, s’do të bënin punë me drejtues të papërgjegjshëm dhe jokompetentë të Qeverisë së Kosovës. S’ia dalin ta bindin askë Albin Kurti, Donika Schwarz dhe të tjerë si këta pos militantëve të vet’’ vazhdon ai.

Për fund ambasadori Hamiti, thotë se prespektiva e Kosovës është e zymtë nëse vazhdon ta udhëheq Qeverinë dhe shtetin, kasta që e udhëheqi vendin për këto katër vite.

‘’Perspektiva e Kosovës është e zymtë po të vazhdojë ta drejtojë vendin tonë soji i kastës politike që e kemi pasur në pushtet në këto katër vjet, e cila i ka shkaktuar dëme të rënda shtetit tonë, disa prej të cilave vështirë të riparueshme’’, u përfundoi profesori Hamiti, dikur ish-ambasador i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar për FrontOnline.

Tags: ish AmbasadoriMuhamet Hamitishba
ShareTweetShare
Previous Post

21 vjet nga Trazirat e Marsit

Next Post

Vdekja e babait: A do t’ia lejojë Gjykata Speciale Thaçit ardhjen në Kosovë?

Next Post
Vdekja e babait: A do t’ia lejojë Gjykata Speciale Thaçit ardhjen në Kosovë?

Vdekja e babait: A do t’ia lejojë Gjykata Speciale Thaçit ardhjen në Kosovë?

Lajmet e fundit

Zgjedhjet në Shqipëri, numërohen 60% e votave nga diaspora, PS në avantazh me 54%

Zgjedhjet në Shqipëri, numërohen 60% e votave nga diaspora, PS në avantazh me 54%

14/05/2025
Arrestohen tre persona në aeroport, u kapën me barna të kontrabanduara

Rritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”

14/05/2025
Shqiptari Gino Mulliqi zgjedhet kryetar i komunës Wylie në Texas të SHBA-së

Shqiptari Gino Mulliqi zgjedhet kryetar i komunës Wylie në Texas të SHBA-së

14/05/2025
Divizioni i Ushtrisë së SHBA-së do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës

Divizioni i Ushtrisë së SHBA-së do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës

14/05/2025
Sali Berisha: Kemi gëzim nga të gjitha anët

Berisha porosi drejtuesve politikë pas humbjes në zgjedhje: Faktoni me prova grabitjen e votave

14/05/2025
Muhaxheri për takimin me presidenten: Nëse s’ka zgjidhje, LVV t’ia lëshojë rrugën të dytit!

Muhaxheri për takimin me presidenten: Nëse s’ka zgjidhje, LVV t’ia lëshojë rrugën të dytit!

14/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Zgjedhjet në Shqipëri, numërohen 60% e votave nga diaspora, PS në avantazh me 54%

Zgjedhjet në Shqipëri, numërohen 60% e votave nga diaspora, PS në avantazh me 54%

14/05/2025
Arrestohen tre persona në aeroport, u kapën me barna të kontrabanduara

Rritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”

14/05/2025
Shqiptari Gino Mulliqi zgjedhet kryetar i komunës Wylie në Texas të SHBA-së

Shqiptari Gino Mulliqi zgjedhet kryetar i komunës Wylie në Texas të SHBA-së

14/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.