Burime tona kanë konfirmuar se është ndarë nga jeta Haxhi Thaçi babai i ish presidentit Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Papirus.
Babai i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndërruar jetë pas disa ditësh qëndrimi në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Ai ka qenë i shtrirë në QKUK të Kosovës me një gjendje të rëndë shëndetsore, ku në ç’rast ishte vizituar ditë me parë nga djali i tij ish presidenti Thaçi i cili mbahet në paraburgim në Hagë.
Vdekja e babait të Hashim Thaçit është një moment i hidhur për familjen, por edhe për shoqërinë kosovare, e cila e vlerëson shumë kontributin e ish-Presidentit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës./Gazeta Papirus