Turistët e parë në Brezovicë janë mahnitur. Ata s’janë vetëm nga Kosova por edhe nga Gjermania dhe Maqedonia, e që janë të parët që po e vizitojnë Brezovicën.
Qytetari nga Maqedonia i cili për herë ta parë po i sheh nga afër bukuritë e maleve të Sharrit, tha se duhet të ketë nivel të duhur të pastërtisë
Një qendre të tillë e skijimit, nuk i mungojnë as skiatorët.
Maqedonasit të cilit kishin ardhur për ta shijuar borën e parë, shtuan se Brezovica është vendi i tyre i preferuar.
Bizneset në këtë pjesë u shprehën se këtë vit do të ketë vizitorë nga shumë vende të ndryshme.
Edhe nga hotelierët potencuan se interesim për vizita ka nga Shqipëria.
Sipas tyre, edhe rregullimi i rrugës nga qeveria e Kosovës, ka bërë që këtë vit të ketë frekuentim të madh të vizitorëve, meqë rruga e parikonstrukturuar kishte penalizuar turizmin vitin e kaluar.
Edhe Prevalla ishte përgatitur për ta filluar sezonin dimëror, vend i pëlqyer nga qytetarët, por që sot nuk kishte vizitorë ani pse bizneset mbrapa kamerave thanë se në fundjavë është numër më i madh i të interesuarve për vizitë./rtk