Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Maqedoni të Veriut, ku si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një diskotekë në Koçan 51 persona humbën jetën dhe mbi 100 persona mbetën të plagosur, raporton Gazeta Sinjali.
Në lidhje me këtë ngjarje tragjike, ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ajo ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.
“Lajme shkatërruese nga Koçani, Maqedonia e Veriut. Humbja e shumë jetëve të reja është një tragjedi që s’mund të përshkruhet me fjalë.
Ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe qëndrojmë pranë familjeve të viktimave dhe gjithë popullit të Maqedonisë së Veriut në këtë kohë të vështirë. Ju jeni në mendimet dhe lutjet tona”, ka shkruar Osmani.