Një burrë dhe një grua në Ferizaj janë arrestuar si të dyshuar për trafikim me njerëz nga viti 2024 deri në mars të vitit 2025.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se të arrestuarit dyshohet se i kanë trafikuar katër gra, duke kryer veprimtari të kundërligjshme dhe transportim e tyre me qëllim shfrytëzimi dhe përfitimi për veten e tyre.
Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.