GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Starmer: “Herët apo vonë”, Rusisë do t’i duhet të angazhohet në bisedimet për armëpushimin

15/03/2025
në Botë
Koha e leximit:2 mins read
Starmer: “Herët apo vonë”, Rusisë do t’i duhet të angazhohet në bisedimet për armëpushimin
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri britanik, Keir Starmer, inkurajoi homologët e tij të vazhdojnë përpjekjet për një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës. Komentet e tij u bënë gjatë një takimi virtual të mbajtur nëpërmjet internetit të shtunën, me qëllimin për t’i dhënë fund luftimeve mes dy vendeve.

Kryeministri britanik tha gjatë takimit ku merrnin pjesë përgjithësisht udhëheqës evropianë se “herët apo vonë” Rusisë do t’i duhet të angazhohet në bisedime për të arritur një armëpushim për konfliktin në vitin e tretë.

Në takim pati pjesëmarrje nga udhëheqës përgjithësisht evropianë, si dhe ata nga Australia, Zelanda e Re dhe Kanadaja, por jo nga Shtetet e Bashkuara.

“Herët apo vonë, atij do t’i duhet të vijë në tavolinë”, tha zoti Starmer, duke iu referuar Presidentit rus Vladimir Putin, vendi i të cilit sulmoi Ukrainën më 24 shkurt 2022.

Më herët, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i bëri thirrje Moskës të pranojë një marrëveshje armëpushimi për të cilën ranë dakort delegacionet amerikane dhe ukrainase të mbledhura në Arabinë Saudite.

Gjithashtu, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio pati deklaruar se “topi është tashmë në fushën e Rusisë”.

Presidenti rus Putin tha se është dakort në parim me armëpushimin, por se Rusia ka ende disa kushte dhe pikëpyetje, të cilat duhet të trajtohen përpara se të pranohet marrëveshja.

Në fjalimin e tij të mbrëmjes, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy sugjeroi se Presidenti Putin po vonon procesin dhe se ka paraqitur aq shumë parakushte sa që “nuk do të funksionojë asgjë”.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë zgjeruar sanksionet ndaj gazit dhe naftës të Rusisë, si dhe ndaj sektorit të saj financiar, raporton VOA.

Diskutimi i së shtunës mes udhëheqësve botërorë mund të trajtojë mbështetjen e ardhshme ushtarake dhe financiare për Ukrainën, si dhe shqetësimet e ngritura nga zoti Zelenskyy për aspektet e sigurisë, në rastin se do të arrihet një marrëveshje paqeje. Presidenti ukrainas ishte ndër pjesëmarrësit e takimit virtual të së shtunës.

Tags: rusiaStarmerUKRAINA
ShareTweetShare
Previous Post

Studentët e shpallin të mbyllur protestën, nis shpërndarja e qindra-mijëra qytetarëve në Beograd

Next Post

Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Pejë, afër viktimës ishte edhe një armë zjarri

Next Post
Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Pejë, afër viktimës ishte edhe një armë zjarri

Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Pejë, afër viktimës ishte edhe një armë zjarri

Lajmet e fundit

Hasani: Kurti u zotua se do ta vizitonte në Hagë, Thaçi pranoi vizitën e tij, por ai nuk shkoi

09/05/2025
QKUK-ja jep detaje rreth gjendjes së 10-vjeçares në Prizren të cilën dyshohet se e theri me thikë babai i saj

Therje me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” – 15-vjeçari përfundon në QKUK me plagë në shpinë

09/05/2025

Meksika padit “Google” pasi ia ndryshoi emrin ‘Gjirit të Amerikës’

09/05/2025
Vdes gruaja pasi bie nga një objekt në Fushë Kosovë

Therrje me thikë tek sheshi ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë

09/05/2025
Miftaraj: Vrasjet në familje po ndodhin çdo ditë, ndërsa koordinatorja kundër dhunës hesht – ky shtet është pa Zot shtëpie

Miftaraj: Vrasjet në familje po ndodhin çdo ditë, ndërsa koordinatorja kundër dhunës hesht – ky shtet është pa Zot shtëpie

09/05/2025
Bajrami: Do të lëvizim çdo gur për të shfuqizuar vendimin për çmimin e rrymës

Bajrami: Do të lëvizim çdo gur për të shfuqizuar vendimin për çmimin e rrymës

09/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Hasani: Kurti u zotua se do ta vizitonte në Hagë, Thaçi pranoi vizitën e tij, por ai nuk shkoi

09/05/2025
QKUK-ja jep detaje rreth gjendjes së 10-vjeçares në Prizren të cilën dyshohet se e theri me thikë babai i saj

Therje me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” – 15-vjeçari përfundon në QKUK me plagë në shpinë

09/05/2025

Meksika padit “Google” pasi ia ndryshoi emrin ‘Gjirit të Amerikës’

09/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.