GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Sport

Vedat Muriqi protagonisti kryesor në fitoren dramatike të Mallorca-s

15/03/2025
në Sport
Koha e leximit:2 mins read
Vedat Muriqi protagonisti kryesor në fitoren dramatike të Mallorca-s
Share on FacebookShare on Twitter

Vedat Muriqi ka qenë protagonisti kryesor në fitoren dramatike të Mallorca 2-1 ndaj Espanyol të shtunën në La Liga.

Sulmuesi kosovar ka pasur një ndeshje me ulje-ngritje, duke shënuar një autogol dhe duke humbur një penallti, por duke u bërë në fund heroi i ekipit të tij me një gol vendimtar nga pika e bardhë në minutën e nëntëdhjetë e shtatë.

Pjesa e parë ka kaluar pa shumë raste të rrezikshme nga të dyja skuadrat, por gjithçka ka ndryshuar në fraksionin e dytë.

Espanyol ka kaluar në epërsi në minutën e pesëdhjetë e tretë, kur Muriqi ka devijuar aksidentalisht një krosim të Edu Exposito në rrjetën e tij. Gabimet për sulmuesin kosovar nuk kanë përfunduar këtu, pasi ai ka humbur një mundësi të artë për ta barazuar rezultatin nga penalltia, me portierin Joan Garcia që e ka pritur topin.

Megjithatë, Mallorca nuk ka vonuar shumë për të reaguar dhe vetëm dy minuta më pas, Takuma Asano ka barazuar shifrat me një goditje të saktë me kokë pas asistimit të Sergi Darder.

Pas këtij momenti, ndeshja ka marrë një dinamikë më të hapur, me të dyja skuadrat që kanë rrezikuar. Asano ka qenë pranë një dopiete, por gjuajtja e tij ka përfunduar jashtë, ndërsa Puado nga ana e Espanyol ka humbur një mundësi të mirë me një goditje të ulët që ka kaluar pranë shtyllës.

Dramën e madhe të takimit e kanë sjellur minutat e fundit. Mallorca fillimisht ka fituar një penallti, por pas ndërhyrjes së VAR, ajo është anuluar. Megjithatë, në minutën e fundit të kohës shtesë, vendasit kanë fituar një tjetër njëmbëdhjetë metërsh pas një faulli ndaj Abdon Prats.

Pas gabimit të parë të Muriqit, Prats ka marrë përsipër ekzekutimin, por García ka bërë një tjetër pritje. Sidoqoftë, gjyqtari ka urdhëruar përsëritjen e penalltisë për shkak të një parregullsie dhe kësaj radhe Muriqi e ka marrë përgjegjësinë, duke shënuar me një gjuajtje të fuqishme në trekëndësh.

Kjo fitore e rëndësishme e vendosë Mallorca në vendin e shtatë në La Liga, ndërsa Espanyol mbetet në pozitën e pesëmbëdhjetë në tabelën e kryesuar nga Real Madrid.

Tags: MallorcaVedat Muriq
ShareTweetShare
Previous Post

Tiranë: Mbahet protesta e thirrur nga Sali Berisha kundër vendimit për mbylljen e Tikok-ut

Next Post

SHBA dëbon ambasadorin e Afrikës së Jugut, Rubio: Njeri që e urren Amerikën

Next Post
SHBA dëbon ambasadorin e Afrikës së Jugut, Rubio: Njeri që e urren Amerikën

SHBA dëbon ambasadorin e Afrikës së Jugut, Rubio: Njeri që e urren Amerikën

Lajmet e fundit

Vdes gruaja pasi bie nga një objekt në Fushë Kosovë

Dyshohet për vrasje në Rrugën B në Prishtinë

09/05/2025
Osmani: Serbia është burimi i destabilitetit, ne do të mbrohemi

Osmani në Ditën e Evropës: Kërkojmë heqjen e masave të padrejta të BE-së

09/05/2025
Papërgjegjësi politike, Kosova në rrugë pa ‘krye’ 3 muaj pas zgjedhjeve

Papërgjegjësi politike, Kosova në rrugë pa ‘krye’ 3 muaj pas zgjedhjeve

09/05/2025
Cara Delevingne shfaqet në premierën e “Ocean With David Attenborough” me fustan 100 vjeçar që vlen mbi 10 mijë dollarë

Cara Delevingne shfaqet në premierën e “Ocean With David Attenborough” me fustan 100 vjeçar që vlen mbi 10 mijë dollarë

09/05/2025
Robin dhe Marigona Krasniqi festojnë 3-vjetorin e martesës

Robin dhe Marigona Krasniqi festojnë 3-vjetorin e martesës

09/05/2025
AGK dënon gjuhën nxitëse të deputetëve te VV-së Salih Zyba dhe Fitore Pacolli ndaj Gazetës Express

AGK dënon gjuhën nxitëse të deputetëve te VV-së Salih Zyba dhe Fitore Pacolli ndaj Gazetës Express

09/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Vdes gruaja pasi bie nga një objekt në Fushë Kosovë

Dyshohet për vrasje në Rrugën B në Prishtinë

09/05/2025
Osmani: Serbia është burimi i destabilitetit, ne do të mbrohemi

Osmani në Ditën e Evropës: Kërkojmë heqjen e masave të padrejta të BE-së

09/05/2025
Papërgjegjësi politike, Kosova në rrugë pa ‘krye’ 3 muaj pas zgjedhjeve

Papërgjegjësi politike, Kosova në rrugë pa ‘krye’ 3 muaj pas zgjedhjeve

09/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.