Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të një fjalimi të presidentit amerikan, Donald Trump.
Ndërkohë që gazetarët po përgatiteshin për të marrë qëndrimin e tij, një gazetare aksidentalisht e goditi me mikrofon në fytyrë shefin e Shtëpisë së Bardhë.
Pas këtij momenti të papritur, ai ka reaguar në mënyrë epike.
“E patë këtë? Ky do të jetë lajmi kryesor në të gjitha kanalet sonte!”, deklaroi 78-vjeçari.
Siç e parashikoi presidenti, ngjarja mori vëmendjen e medias.
Videoja e incidentit është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale.