Të premten, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) njoftoi se rritja e çmimit të energjisë elektrike pritet të jetë rreth 15%.
Ky vendim i ZRrE-së ngjalli goxha reagime të ashpra në opinion, duke e quajtur këtë si barrë të pakapërcyeshme për qytetarët.
Edhe analisti Shenoll Muharremi ka dalë me një shkrim, ku flet për ndikimin e rritjes së çmimit të energjisë në ekonomi dhe tek familjet kosovare.
Ai thotë se kur rritet çmimi i rrymës, rriten të gjitha çmimet tjera.
Ky është postim i tij i plotë:
Si Ndikon Rritja e Çmimit të Energjisë në Ekonomi dhe tek Familjet Kosovare?
Kur rritet çmimi i rrymës, rriten të gjitha çmimet tjera.
Disa shembuj:
- Fillimisht Rritet Kosto e Prodhimit
-Fabrikat dhe bizneset paguajnë më shumë për energjinë elektrike.
-Shpenzimet e rritura çojnë në çmime më të larta për konsumatorët.
-Bizneset nuk kanë si tjetër pos t’ia faturojnë qytetarëve rritjen e çmimit të shpenzimeve që krijohet nga rritja e çmimit të rrymës.
- Shporta e konsumatorit bëhet më e shtrenjtë
-Mallrat e përditshme, si ushqimet dhe produktet bazë, pësojnë rritje çmimesh.
-Mesiguri edhe buka si produkt esencial shtrenjtohet. Por jo vetëm kjo, edhe të gjitha çmimet tjera.
-Kjo rritje e çmimit të rrymës e prek drejtpërdrejt standardin e jetesës së qytetarëve.
- Inflacioni rritet dhe fuqia blerëse bie
-Çmimet e përgjithshme në ekonomi rriten.
-Paga mbeten të njëjta, duke ulur nivelin e jetesës për shumicën e familjeve.
-Fuqia blerëse, edhe ashtu e shkatërruar vitet e fundit, bie edhe më shumë.
-Kur shkon te arka e marketit, e sheh që çka ke ble me 100 euro, tash të duhen 130 euro.
- Sektori i shërbimeve ndikohet drejtpërdrejt
-Bizneset e vogla paguajnë më shumë për faturat e energjisë.
-Për ta kompensuar, ata rrisin çmimet e shërbimeve që ofrojnë.
-Konkurrueshmëria e bizneseve zvogëlohet. Psh çmimi i kafes mundet me u rritë përsëri.
- Prodhuesit kosovarë bëhen më pak konkurrues ndaj produkteve të importuara
-Rritja e çmimeve tjera e rrit koston e prodhimit.
-Kjo i bën produktet vendore më pak konkurruese në tregun e brendshëm.
-Disa biznese edhe falimentojnë, se nuk mundën me i përballu presionet dhe konkurrencën nga jashtë.
- Papunësia mund të rritet, gjithashtu migrimi
-Bizneset që nuk përballojnë kostot mund të shkurtojnë vendet e punës.
-Kjo mund të çojë në pasiguri më të madhe në tregun e punës.
-Rrjedhimisht, kjo ndikon në rritje të migrimit vitet e ardhshme, sepse kostoja e jetës bëhet e papërballueshme dhe njerëzit duhet me gjetë zgjidhje diku tjetër.
-Mbi 300,000 persona kanë lëvizur nga fshatrat e Kosovës që nga regjistrimi i fundit.
-Fshatrat janë zbrazur dhe kjo ka ndikuar edhe në bujqësi.
Efekt zinxhir në çmimet e konsumit
- Çmimet e larta të energjisë do të ndikojnë tek çdo produkt dhe shërbim.
-Vala e re e inflacionit do të përshpejtohet.
-Deri më tani, ka produkte ushqimore që janë rritur mbi 100% nga viti 2021.
-Në top të kësaj, kjo rritje do krijojë një valë të re të inflacionit që do ketë efekt domino në zinxhirin e çmimeve të konsumit, dhe jo vetëm.