Dita e sotme ka qenë me vizitorë të ndryshëm në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. E para që hyri ishte ish-banorja e këtij edicioni, Livia, e cila shkoi u hodh te krevati i Laertit dhe më pas u shtri te Rozana.
Gjithashtu ajo ngacmoi edhe Olën, e cila i ka zënë vendin ku flinte ajo. Livia kaloi edhe te krevati i Gjestit, të cilit i mori unazën që ajo ia ka dhënë. Por jo vetëm kaq, pasi pjesë e shtëpisë u bë për pak kohë edhe një qenush.
Pasditen e sotme ka hyrë në “Big Brother VIP 4”, At Nikolla Xhufkës, i cili e gjeti Laertin në korridor dhe i bëri një kryq në ballë e më pas e puthi.
Vizitori i radhës ishte nipi i Rozanës, i cili hyri në shtëpi dhe shkoi u ul te divani blu. Banorja vetëm rrinte e shikonte dhe shpërtheu në lot.
“O Zot i madh”, thoshte vazhdimisht Rozana.
Teksa Rozana ishte e përlotur duke parë nipin që ecte nëpër shtëpi, pranë saj shkoi Laerti që u mundua t’a qetësonte dhe bënte batuta:
“Mos bëj kështu se do më kalojë dhëmballa. Mos bëj kështu se nuk do vdes”.