GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Sport

Kush janë tri prurjet e reja në listën e Kosovës për ndeshjet e marsit?

14/03/2025
në Sport
Koha e leximit:2 mins read
Kush janë tri prurjet e reja në listën e Kosovës për ndeshjet e marsit?
Share on FacebookShare on Twitter

Selektori i Kosovës, Franco Foda ka publikuar sot (e premte) listën e kombëtares së Kosovës për ndeshjet e marsit.

Kombëtarja dardane do t’i ketë dy ndeshje gjatë muajit mars, duke u përballur dy herë më Islandën, në kuadër të play-offit për Ligën B të Ligës së Kombeve.

Kosova i bën konak Islandës më 20 mars, derisa më 23 mars, ndeshja e kthimit do të luhet në Murcia të Spanjës.

Lista e Kosovës për këtë grumbullim ka pësuar disa ndryshime, me Edon Zhegrovën që mungon shkaku i lëndimit, derisa Franco Foda s’e ka ftuar Muharrem Jasharin, që ishte pjesë e grumbullimit të kaluar – pasi ishte ndëshkuar me të kuq në ndeshjen ndaj Lituanisë në Prishtinë.

Trajneri gjerman megjithatë ka ftuar në listën e tij tre futbollistë të rinj, që marrin ftesën për herë të parë nga kombëtarja A e Kosovës.

Vesel Demaku – i lindur në Austri – ka pranuar të përfaqësojë Kosovën më 28 tetor 2024.

Demaku 25-vjeçar, aktualisht luan tek Altachu në elitën e futbollit austriak.

Ai është 1.80 metra i gjatë dhe mbulon pozitën e mesfushorit defanziv.

Demaku është rritur në futbollin austriak, dhe si i tillë ka përfaqësuar pothuajse çdo grupmoshë të Austrisë, nga U15 deri tek U21. Me këtë të fundit ka 15 paraqitje.

Gjatë këtij sezoni, Demaku është paraqitur në 21 ndeshje në të gjitha garat, duke arritur të kontribuojë edhe me një asistim.

Tjetër emër i ri në listën e Fodas është edhe Lirjon Abdullahu, i cili është vetëm 16-vjeçar.

Abdullahu aktualisht luan te Stuttgarter Kickers U17, për të cilin është kapiten. Ai me klubin e tij bëjnë gara në U17 Nachëusliga – Liga A.

Pozita kryesore e Abdullahut në fushë është ana e majtë e sulmit, por duket se nuk e ka problem të luajë edhe mesfushor sulmues e sulmues kryesor.

Në këtë edicion garash, Abdullahu ka 16 ndeshje, në të cilat ka shënuar 11 gola, sipas “Transfermarkt”.

Një ndër emrat më të përfolur të ditëve të fundit është edhe ai i Dion Gallapenit.

Ky i fundit është ftuar nga Kosova për ndeshjet e marsit, ndonëse qarkullonin lajme se është kontaktuar edhe nga Shqipëria.

Gallapeni është 20-vjeçar dhe luan te Prishtina në Superligën e Kosovës, duke mbuluar pozitën e mbrojtësit të majtë.

Dioni është produkt i akademisë së Prishtinës, derisa më herët ishte ftuar edhe te kombëtarja U21 e Kosovës.

Grumbullimi i lojtarëve do të fillojë nga dita e hënë, për t’u bërë gati për ndeshjen e rëndësishme të së enjtes.

Tags: futbollKombetarjakosova
ShareTweetShare
Previous Post

Ambasada gjermane: Marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit mbeten të vlefshme dhe plotësisht të detyrueshme

Next Post

Dëshmitari Idrizi thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në Instagramin e grupit terrorist “Brigada e Veriut”

Lajmet e fundit

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

20/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E rëndë: Gjendet trupi i pajetë i një maturanti 19-vjeçar në Strumicë

20/05/2025
Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

20/05/2025
Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.