GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Konfirmohet vizita e parë e Sorensen në Kosovë, më pas do të shkojë edhe në Serbi

14/03/2025
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Konfirmohet vizita e parë e Sorensen në Kosovë, më pas do të shkojë edhe në Serbi

Newly appointed EU Special Representative to Bosnia and Herzegovina, Danish diplomat, Peter Sorensen, speaks during a press conference after presenting his accreditation letters in Sarajevo, on September 9, 2011. AFP PHOTO ELVIS BARUKCIC (Photo by ELVIS BARUKCIC / AFP)

Share on FacebookShare on Twitter

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Kosovë e Serbi pasi mori pozitën më 1 shkurt. Nga data 17-19 mars, ai do të qëndrojë në Kosovë, ndërsa vizita e tij në Serbi do të njoftohet më pas.

 

Një zyrtare e Bashkimit Europian ka konfirmuar për Gazetën Express vizitën e Sorensen në Kosovë, por nuk dha datë të saktë se kur ai do të shkojë edhe në Serbi.

“Përfaqësuesi Special i BE-së Peter Sorensen së shpejti do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë. Ai do të bëjë vizitën e tij të parë në Kosovë nga data 17 – 19 mars. Një vizitë në Serbi është planifikuar të ndodhë menjëherë pas. Do të njoftohet në kohën e duhur”, tha zyrtarja e BE-së.

Dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur qe një kohë, derisa pati zhvillime edhe në terren. Në BE ndërroi udhëheqja, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet dhe ende s’ka qeveri të re, ndërsa në Serbi protestat po zmadhohen.

Një paralajmërim për ringjallje të procesit kishte ardhur nga vetë shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, e cila kishte thënë se bashkë me Sorensen në mars do të ulen për ta bërë funksional dialogun.

Në shkurt, Kallas kishte thënë se ka dëgjuar kritika për rreth formatit të deritashëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sapo kemi emëruar një përfaqësues të posaçëm për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës. Dhe, unë do të ulem me të në mars, për të parë se si do të vazhdojmë me këtë”, kishte thënë Kallas në një bisedë të përbashkët me grupin “Redaksia Evropiane”,

“Unë vërtet dua të shikoj se si mund ta bëjmë këtë funksional. E kam adresuar këtë edhe me ministrin e Jashtëm të Serbisë. Dhe, ai më ka thënë se është i gatshëm vërtet të investojnë kohë në normalizimin”.

Ndërkaq, emisari Sorensen deri më tani ka zhvilluar një sërë takimesh përgatitore e informuese për procesin që udhëheq.

Detyra e tij kryesore, siç e kishte përshkruar Këshilli i BE-së, do të jetë zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit.

Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve në fillim të vitit 2023. Ndonëse kjo marrëveshje është ligjërisht e detyrueshme për palët, pak progres është shënuar deri më tani në vënien në zbatim të saj me kritikat e shpeshta të BE-së për mungesë progresi.

 

 

Tags: beKosovëserbia
ShareTweetShare
Previous Post

Rama reagon: Protestuesit nga Podujeva t’i respektojnë vendimet sikur komunat e tjera

Next Post

KQZ: Nesër shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Next Post
KQZ: Nesër shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

KQZ: Nesër shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Lajmet e fundit

Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike shqiptare

Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike shqiptare

14/05/2025
Vdes nëna e dëshmorit, Enver Ferizi

Vdes veterani i UÇK-së, Behlul Karpuzi

14/05/2025
“Një vit mund të jetoj mes malit” – Tarzani i Kosovës rrëfen sfidat më të mëdha të jetës: Gacat i ha, m’u shkrihen si në ujë

“Një vit mund të jetoj mes malit” – Tarzani i Kosovës rrëfen sfidat më të mëdha të jetës: Gacat i ha, m’u shkrihen si në ujë

14/05/2025
Tjetër aksion në veri, Sveçla njofton se institucionet i kanë marrë dy objekte nga strukturat paralele

Tjetër aksion në veri, Sveçla njofton se institucionet i kanë marrë dy objekte nga strukturat paralele

14/05/2025
Kurti s’përfill urdhrin e Gjykatës për intervistim në Prokurori, nesër pjesë e një ngjarjeje në Gjilan?

Kurti më 2016 – ja mënyrat si të manipulojmë me koalicione (dokument)

14/05/2025
Mbahet takimi mes presidentes Osmani dhe Antonio Costas

Mbahet takimi mes presidentes Osmani dhe Antonio Costas

14/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike shqiptare

Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike shqiptare

14/05/2025
Vdes nëna e dëshmorit, Enver Ferizi

Vdes veterani i UÇK-së, Behlul Karpuzi

14/05/2025
“Një vit mund të jetoj mes malit” – Tarzani i Kosovës rrëfen sfidat më të mëdha të jetës: Gacat i ha, m’u shkrihen si në ujë

“Një vit mund të jetoj mes malit” – Tarzani i Kosovës rrëfen sfidat më të mëdha të jetës: Gacat i ha, m’u shkrihen si në ujë

14/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.