Propozimi i armëpushimit i mbështetur nga SHBA-ja mbeti në krye të agjendës pasi u dëgjuan deklaratat nga liderët e SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës, si dhe ministrave të jashtëm të G7-ës në Kanada.
Cilat janë deklaratat kryesore deri më tani?
Putini i përgjigjet planit të armëpushimit: Në një konferencë shtypi në Moskë, presidenti rus tha se mbështeti përfundimin e konfliktit, por këmbënguli se një armëpushim duhet të “heqë shkaqet themelore të kësaj krize” dhe të sigurojë një “paqe të qëndrueshme”.
Zelensky skeptik: Lideri ukrainas kritikoi përgjigjen e Putinit ndaj planit të armëpushimit të mbështetur nga SHBA si “manipuluese” dhe bëri thirrje për më shumë sanksione ndaj vendit për të detyruar një marrëveshje paqeje. Putin “shpesh e bën këtë, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, por bën diçka që vetëm i vonon gjërat ose i bën të pamundura vendimet normale”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës drejtuar kombit.
Diplomacia vazhdon: I dërguari i Trump, Steve Witkoff është në Moskë për të diskutuar planin me një delegacion rus. Dhe Presidenti Trump, ndërsa priste sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Shtëpinë e Bardhë, tha se do të donte të takohej me Putinin në një përpjekje për t’i dhënë fund luftimeve.