Ditën e djeshme Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi qëndroi për vizitë tek babai i tij i sëmurë i shtrirë në Klinikën Interne të QKUK-së.
E lidhur me këtë Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle në konferencën e rregullt me gazetarë ka thënë se për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake udhëzuan Zyrën Administrative të mundësojnë vizitën si i paraburgosur të Hashim Thaçit në Kosovë për t’u takuar me babain e tij.
Më tutje ai u shpreh se kjo ishte vizita e 13-ë nën ruajtje e një të paraburgosuri në Kosovë e mundësuar nga Zyra Administrative për arsye humanitare.