GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Reagon Rrjeti SafeJournalists: Retorika kërcënuese nga një zyrtar publik vë në rrezik gazetarët në Kosovë

13/03/2025
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Ofendimet e Kurteshit të VV-së ndaj gazetarëve, reagon Kryeprokurori Gashi
Share on FacebookShare on Twitter

Rrjeti SafeJournalists dënon ashpër gjuhën kërcënuese dhe denigruese të përdorur nga Sami Kurteshi, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kundër Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjetit të Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK). Ne u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse të ndërmarrin masa të menjëhershme për të siguruar mbrojtjen e gazetarëve dhe lirinë e medias.

Në një deklaratë publike, Kurteshi i quajti AGK-në dhe RrGGK-në si një “Aleancë e Grupeve Kriminale”. Një gjuhë e tillë nxitëse delegjitimon punën jetike të organizatave të gazetarëve, i ekspozon ata ndaj rrezikut të mundshëm dhe krijon një ambient armiqësor për profesionistët e medias, veçanërisht për gratë gazetare, të cilat tashmë përballen me kërcënime.

“Jemi të shokuar që partia në pushtet, Vetëvendosje, vazhdon të qëndrojë indiferente ndaj sjelljes skandaloze të anëtarit të saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ndaj mediave dhe gazetarëve” deklaron Xhemajl Rexha, kryetar i bordit të AGK-së. “Akuzat janë shumë shqetësuese dhe rrezikojnë sigurinë e gazetarëve. VV duhet ta shkarkojë menjëherë Kurteshin nga ky institucion i rëndësishëm shtetëror.”

Kurteshi është një zyrtar i lartë publik, i emëruar në një institucion thelbësor për integritetin demokratik të Kosovës. Fjalët e tij kanë peshë të madhe dhe duhet të trajtohen me seriozitet maksimal nga autoritetet e zbatimit të ligjit.

Rrjeti SafeJournalists i bën thirrje Prokurorit të Shtetit të hetojë deklaratat e Sami Kurteshit. Nëse ai posedon ndonjë provë që mbështet akuzat e tij, ato duhet të ekzaminohen në mënyrë formale. Nëse jo, akuzat e tij të pabaza duhet të dënohen publikisht, pasi tolerimi i një retorike të tillë krijon një precedent të rrezikshëm dhe rrezikon më tej profesionistët e medias.

Lejimi i sulmeve të pabazuara dhe shpifëse nga zyrtarët publikë kontribuon në krijimin e një klime frike dhe autocensure. Kjo cenon aftësinë e gazetarëve për të vepruar lirshëm dhe të sigurt, duke vënë në rrezik demokracinë dhe interesin publik.

Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Albin Kurti dhe partisë në pushtet që të distancohen nga retorika e rrezikshme e Kurteshit dhe ta dënojnë atë publikisht. Udhëheqësit politikë duhet të sigurojnë që zyrtarët e tyre të mos përfshihen në sulme verbale që rrezikojnë gazetarët.

Rrjeti SafeJournalists shpreh solidaritet të plotë me AGK-në dhe RrGGK-në dhe do të informojë aktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë për këtë zhvillim shqetësues.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj demokracisë, interesit publik dhe të drejtave themelore të njeriut.

Tags: kqzSafeJournalistsSami Kurteshi
ShareTweetShare
Previous Post

Adriatik Kelmendi: Hashim Thaçi – lider i lirisë, pavarësisë dhe drejtësisë

Next Post

Aksident trafiku në Strellc të Deçanit, lëndohen katër persona

Next Post
Dy aksidente trafiku në Prishtinë të dielën

Aksident trafiku në Strellc të Deçanit, lëndohen katër persona

Lajmet e fundit

Hasani: Kurti u zotua se do ta vizitonte në Hagë, Thaçi pranoi vizitën e tij, por ai nuk shkoi

09/05/2025
QKUK-ja jep detaje rreth gjendjes së 10-vjeçares në Prizren të cilën dyshohet se e theri me thikë babai i saj

Therje me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” – 15-vjeçari përfundon në QKUK me plagë në shpinë

09/05/2025

Meksika padit “Google” pasi ia ndryshoi emrin ‘Gjirit të Amerikës’

09/05/2025
Vdes gruaja pasi bie nga një objekt në Fushë Kosovë

Therrje me thikë tek sheshi ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë

09/05/2025
Miftaraj: Vrasjet në familje po ndodhin çdo ditë, ndërsa koordinatorja kundër dhunës hesht – ky shtet është pa Zot shtëpie

Miftaraj: Vrasjet në familje po ndodhin çdo ditë, ndërsa koordinatorja kundër dhunës hesht – ky shtet është pa Zot shtëpie

09/05/2025
Bajrami: Do të lëvizim çdo gur për të shfuqizuar vendimin për çmimin e rrymës

Bajrami: Do të lëvizim çdo gur për të shfuqizuar vendimin për çmimin e rrymës

09/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Hasani: Kurti u zotua se do ta vizitonte në Hagë, Thaçi pranoi vizitën e tij, por ai nuk shkoi

09/05/2025
QKUK-ja jep detaje rreth gjendjes së 10-vjeçares në Prizren të cilën dyshohet se e theri me thikë babai i saj

Therje me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” – 15-vjeçari përfundon në QKUK me plagë në shpinë

09/05/2025

Meksika padit “Google” pasi ia ndryshoi emrin ‘Gjirit të Amerikës’

09/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.