Një aksident me fatalitet ka ndodhur gjatë paradites së sotme në Vushtrri.
Aksidenti ka ndodhur gjatë transportit të nxënësve nga fshati Duboc, ku si pasojë ka humbur jetën shoferi i kësaj linje Hajzer Sadiku dhe janë lënduar disa nxënës.
Në lidhje me këtë ka reaguar kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, i cili tha se lajmin për vdekjen e tij e mori me pikëllim.
”Në emër të Komunës tonë, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Sadiku, ndërsa nxënësve të lënduar ju uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Idrizi.