Para zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, Edi Rama në një takim me simpatizantë të partisë së tij, veç tjerash tha se këto janë zgjedhje me peshë gjeopolitike.
“Këto janë zgjedhjet e para që kanë peshë gjeopolitike dhe lidhin drejtpëdrejt fatin evropian të vendit tonë.
Sot janë krijuar kushtet që ne të hyjmë realisht në BE si rrjedhojë e përputhjes së rrethanave tona të brendshme me rrethanat e brendshme të BE-së dhe për herë të parë mundësia për t’u bërë pjesë e BE-së është reale.
Kemi një kalendar për negociatat që është kalendari më i shpejtë në historinë e integrimit evropian dhe kemi mundësinë të hyjmë në BE deri më 2027.
Kjo do të thotë që Shqipëria të kalojë në një nivel tjetër në të gjitha aspektet, duke filluar nga individi, duke filluar nga pasaporta e Shqipërisë.
Duke u bërë anëtar të BE-së, do marrim nga 1 miliard euro për çdo vit.
E gjitha kjo mund të mos ndodhi nëse më 11 maj Shqipëria nuk voton fuqishëm Partinë Socialiste dhe nuk voton për të vazhduar një proces që nuk është një fjalë goje por është një punë e vazhdueshme, e përditshme, e fuqishme”, tha ai.