GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

“Shokuese”: Avokati i Bashkim Smakajt akuzon Prokurorinë e Hagës për abuzim, thotë se fshehën prova të rëndësishme

12/03/2025
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
“Shokuese”: Avokati i Bashkim Smakajt akuzon Prokurorinë e Hagës për abuzim, thotë se fshehën prova të rëndësishme
Share on FacebookShare on Twitter

Përderisa në Gjykatën Speciale procesi kundër krerëve të UÇK-së ka hyrë në fazën e fundit, akuza tjetër për pengim të drejtësisë ndaj Thaçit, Bashkim Smakajt dhe të tjerëve, vazhdon të jetë nga fillimi. Megjithatë, pavarësisht kësaj, zhvillimet edhe në këtë rast janë të rëndësishme. Mbrojtja e Bashkim Smakajt, ish-shefit të AKI-së në Kosovë, ka bërë një parashtrim ku e akuzon Prokurorinë e Hagës për veprime siç i quajnë ata, shokuese. Nacionales jell detaje.

Njëri prej dy dëshmitarëve tek i cili Bashkim Smakaj akuzohet nga Gjykata Speciale ka ndikuar, kishte dhënë një intervistë tek Prokuroria e Hagës më 6 dhjetor 2023. Sipas mbrojtjes së Smakajt, kjo intervistë dëshmon se ish-shefi i AKI-së nuk ka ndikuar asnjëherë tek ky dëshmitar, me qëllim për t’i treguar çka të dëshmojë.

Por, sipas mbrojtjes së Smakajt, është diçka tjetër që e bën edhe më të madh këtë skandal. Në një parashtresë të cilën e ka parë Nacionale, mbrojtja e Smakajt e ka akuzuar Prokurorinë e Hagës se e ka mbajtur të fshehur këtë intervistë, dhe nuk ia ka ofruar Gjykatës Speciale para konfirmimit të aktakuzës. Madje, sipas tyre, Prokuroria as nuk e kishte përmendur ekzistencën e kësaj interviste.

Në këtë parashtresë, mbrojtja e Bashkim Smakajt e quan shokues faktin se si kjo intervistë ishte mbajtur e fshehur.

“Prokurorja Speciale i fshehu gjyqtares së procedurës paraprake informacionin përkatës, i cili ishte potencialisht kundër kërkesës së prokurorisë për konfirmimin e një aktakuze duke bërë kështu shkelje të detyrave të saj”, thuhet në fillim të parashtresës, raporton Nacionale.

Mbrojtja kujton se Smakaj akuzohet që ka ndikuar tek dy dëshmitarë, pas takimit që kishte pasur me Hashim Thaçin. Madje, Prokuroria akuzon se në veturën e Smakajt ishte gjetur edhe një letër. Por, mbrojtja po pretendon se diçka e madhe është fshehur në këtë rast.

“Askund në Vendimin e Konfirmimit të Aktakuzës nuk përmendej intervista e dhënë nga Dëshmitari 2 me Prokurorin e Specializuar më 6 dhjetor 2023, kur ai përshkroi shtrirjen e kontaktit që kishte me të Akuzuarit pas 9 shtatorit 2023. Kjo nuk është befasuese pasi Prokuroria nuk e kishte përmendur ekzistencën e asaj interviste me Dëshmitarin 2 në (i) kërkesën e tyre për konfirmimin e një aktakuze, (ii) vetë aktakuzën, ose (iii) rregullin 86(3)(b) që shoqëroi aktakuzën”,thuhet në ankesën e avokatit të Smakajt, duke theksuar se kjo intervistë ishte mbajtur e fshehur.

“Ky lëshim është sinqerisht befasues”,thuhet në parashtresë.

Sipas avokatit të Smakajt, kjo intervistë e dëshmitarit 2 tek i cili pretendohet se ka ndikuar Smakaj, e minon në tërësi konkluzionin se Smakaj kishte qenë në kontakt me këtë dëshmitar pas vizitës së 9 shtatorit në Hagë.

“Intervista e Dëshmitarit 2, i dhënë Prokurorisë së qysh më 6 dhjetor 2023, minon drejtpërdrejt konkluzionin se gjyqtari i procedurës paraprake duhej të nxirrte kundër të Akuzuarit, përkatësisht, se i Akuzuari kishte qenë në kontakt me Dëshmitarin 2 pas vizitës së 9 shtatorit për të “përcjellur” udhëzimet e Thaçit për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në testimin e Thaçit të vuajtjes së dënimit. gjyq. Përkundrazi, provat nga Dëshmitari 2 konfirmojnë se i Akuzuari nuk kishte ndjekur udhëzimet e Thaçit për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në dëshminë e ardhshme të Dëshmitarit 2 në gjykimin Thaçi dhe të tjerë”, thuhet më tutje.

“Ai lëshim është sinqerisht shokues”,thuhet më tutje.

Sipas mbrojtjes së Bashkim Smakajt, nëse ky dokument do t’i prezantohej gjyqtarit, do të ishte me rëndësi jetike në vendimin e Gjykatës Speciale për ta konfirmuar ose jo aktakuzën për pengim të drejtësisë nga Bashkim Smakaj.

Akuza ndaj Prokurorisë në Hagë se ka fshehur prova shfajësuese, janë bërë edhe më herët në rastin e krerëve të UÇK-së.

Tags: Bashkim SmakajUCK
ShareTweetShare
Previous Post

Protesta gjithë-popullore e 15 marsit në Beograd- BE bën thirrje për uljen e tensioneve

Next Post

Rama kërkon votën për PS-në: Janë gjasat reale të hyjmë në BE, do marrim 1 miliard euro në vit

Next Post
Rama kërkon votën për PS-në: Janë gjasat reale të hyjmë në BE, do marrim 1 miliard euro në vit

Rama kërkon votën për PS-në: Janë gjasat reale të hyjmë në BE, do marrim 1 miliard euro në vit

Lajmet e fundit

Moskonstituimi Hamiti: Dëshmi e dështimit të VV’së

Moskonstituimi Hamiti: Dëshmi e dështimit të VV’së

09/05/2025
Osmani ftohet nga presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore më 21-22 maj

Osmani ftohet nga presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore më 21-22 maj

09/05/2025
Tahiri godet Qeverinë Kurti: Me logjikë populiste, qasje revizioniste e nën masa të BE-së po e festojnë Ditën e Evropës

Tahiri godet Qeverinë Kurti: Me logjikë populiste, qasje revizioniste e nën masa të BE-së po e festojnë Ditën e Evropës

09/05/2025
Kurti s’flet as kësaj radhe – Nuk përgjigjet as për ftesën e Osmanit

Kurti s’flet as kësaj radhe – Nuk përgjigjet as për ftesën e Osmanit

09/05/2025
Osmani pret në takim ambasadorin e ri të OSBE-së, Gerard McGurk

Osmani pret në takim ambasadorin e ri të OSBE-së, Gerard McGurk

09/05/2025
Papa Leo XIV nis Meshën me lutje për pranim mëkatesh dhe falje nga Zoti

Papa Leo XIV nis Meshën me lutje për pranim mëkatesh dhe falje nga Zoti

09/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Moskonstituimi Hamiti: Dëshmi e dështimit të VV’së

Moskonstituimi Hamiti: Dëshmi e dështimit të VV’së

09/05/2025
Osmani ftohet nga presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore më 21-22 maj

Osmani ftohet nga presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore më 21-22 maj

09/05/2025
Tahiri godet Qeverinë Kurti: Me logjikë populiste, qasje revizioniste e nën masa të BE-së po e festojnë Ditën e Evropës

Tahiri godet Qeverinë Kurti: Me logjikë populiste, qasje revizioniste e nën masa të BE-së po e festojnë Ditën e Evropës

09/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.