Një mjet i dyshimtë eksploziv është gjetur dje në fshatin Radostë të Rahovecit, rreth orës 11:12.
Sipas një dëshmitari, ai e ka hasur mjetin gjatë punimeve në arën e tij, pranë binarëve të trenit.
Pas raportimit, njësiti i EOD-së i FSK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer asgjësimin e mjetit pa ndonjë incident, thuhet në raportin e policisë.