- Prezenca jonë këtu është demonstrim i përkushtimit të ngurtë të NATO për siguri përgjatë Kosovës
- KFOR-i është plotësisht i pozicionuar (shtrirë) në Kosovë për t’u përgjigjur çfarëdo situateje të sigurisë
- Zgjidhja afatgjate është politike
- Bëjini kompromiset e nevojshme
- Duhen vendime të vështira
Përmbledhtazi ishin këto mesazhet dhe porositë kyçe që Sekretar Gjeneral i NATO-s, Mark Rutte, i la në vizitën e tij në Kosovë – në konferencë të përbashkët për media me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
E nisi me atë se në çka përkthehet vizita e tij bashkërisht me ambasadorë të Aleancës së Atlantiktu të Veriut – dhe se KFOR-i, “si misioni më i gjatë dhe më i madh” i NATO-s, do të punojë “palëkundur” për të mirëmbajtur paqe, simbas mandatit të vet.
Për takimin me Osmanin, Rutte krejt çka mundi të thotë është se “zhvillova bisedë të dobishme” për çështje sigurie në Kosovë dhe rajon..
Rutte kërkoi se që siguria të jetë lart në konsideratën e veprimeve, “sepse dekada të paqes së fituar me mund nuk duhet të rrezikohen”.
Shefi i NATO-s tha se misioni paqembajtës në Kosovë “është i shtrirë plotësisht” për t’i përgjigjur situatave të sigurisë eventuale.
Dhe këtu e ktheu te politika…
“Pasi e thash këtë, stabiliteti në rajon varet nga të gjitha palet – që zgjedhin diplomacinë jo dhunën; zgjidhja për paqe afatgjate është politike.
Në lidhje me këtë NATO mbështet plotësisht normalizimin e marrëdhënieve Beograd – Prishtinë të udhëhequr nga BE”, shtoi Rutte.
Zgjidhja, tha Rutte, përfundimisht është politike.
“Pasi e thash këtë, stabiliteti në rajon varet nga të gjitha palet – që zgjedhin diplomacinë jo dhunën; zgjidhja për paqe afatgjate është politike.
në lidhje me këtë NATO mbështet plotësisht normalizimin e marrëdhënieve Beograd – Prishtinë të udhëhequr nga BE”, shtoi ai.
“Plotësisht e kuptoj që kjo kërkon vendime të vështira por duhet parë pamjen e gjerë.
Normalizimi sjellë stabilitet më të madh, më shumë mundësi për investime dhe sigurie të qëndrueshme për të mirën e krejtve”, tha Mark Rutte.
Adresimi i Osmanit…
“Paqe përmes fuqisë, siç ka thënë Donald Trump”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e citoi moton Donald Trump-it në konferencë për shtyp të përbashkët me Shefin e NATO-s, Mark Rutte, referuar drejtpërsëdrejti.
Kjo moto e Donald Trump, tha Vjosa Osmani, “kuptohet më së miri në këtë rajon”.
Vjosa Osmani në fjalën e saj tha se Kosova jo vetëm që e ka vendin në NATO si vendi më pro Aleancës së Atlantikut të Veriut, por edhe se anëtarësimi i saj “është domosdoshmëri strategjike” e vetë aleancës perëndimore të sigurisë.
Për KFOR-in, tha ajo, “është misioni më i suksesshëm i NATO-s”.
“Është me rëndësis që bashkarisht ta mbrojmë kufirinin…ndaj atyne që kanë për synim konflikte….”, tha Vjosa Osmani.
“NATO është themeluar mbi vlerat ku qëndron shteti ynë, prandaj synimi im për NATO është domosdoshmëri strategjike për rajonin…Është me rëndësi që ky rajon të mos ketë vakume siguri, siç thatë dje në Bosnje”, tha Vjosa Osmani.
“Ne dëshirojmë të thellojmë partneritetin tonë me NATO…Kosova e ka arritur 2% të GDP-së për mbrojtje, dhe synojmë ta dyfishojmë në një kohë rekord”, shtoi ajo.