GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Kurti kujton Demonstratat e ‘81: U kthyen në inspirim për rezistencë gjithëpopullore

11/03/2025
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Kurti kujton Demonstratat e ‘81: U kthyen në inspirim për rezistencë gjithëpopullore
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti, ka kujtuar demonstratat e 11 marsit të vitit 1981, duke thënë se studentët po protestonin kundër shfrytëzimit dhe pabarazive që shteti i Jugosllavisë po ua bënte shqiptarëve, shkruan Gazeta Express.

Kurti ka deklaruar edhe se fryma e rebelimit të studentëve u kthye pastaj në inspirim për një rezistencë gjithëpopullore.

‘‘Në demonstratat e vitit 1981, u shfaq parulla “Kosova Republikë”, e cila vazhdoi të shkruhej gjatë tërë asaj dekade, herë e plotë e herë si një akronim me dy shkronja “KR”. Shumë organizata politike ilegale fituan forcë nga demonstratat e vitit 1981 dhe nga trashëgimia e tyre, duke e mbajtur të gjallë shpirtin e revoltës popullore dhe të rezistencës për një Kosovë të lirë’, ka  shkruar ai ndër tjerash.

Njoftimi:

Në 44 vjetorin e demonstratave të vitit 1981

44 vite më parë, nga Prishtina filloi një seri goditjesh tronditëse për Serbinë dhe tërë Jugosllavinë, kur më 11 mars 1981, studentët e Universitetit të Prishtinës u ngritën në një demonstratë masive, vetëm një javë pasi ishin revoltuar në mensën e studentëve më 4 mars. Ata po protestonin kundër shtypjes dhe diskriminit, mohimit e kufizimit të të drejtave, si dhe kundër shfrytëzimit dhe pabarazive që shteti i Jugosllavisë po ua bënte shqiptarëve në tërë federatën jugosllave por veçanërisht në Kosovë.

Demonstrata e asaj të mërkure, e datës 11 mars 1981, u shtyp dhunshëm nga policia jugosllave, por fryma e indinjatës dhe e rebelimit të studentëve u kthye në inspirim për një rezistencë gjithëpopullore. Të tjera demonstrata u organizuan edhe më 26 mars, pastaj më 1 dhe 2 prill, që protestat studentore i kthyen në demonstrata gjithëpopullore. Ato u shtypën me dhunë nga policia, kurse në muajt dhe vitet pasuese, autoritetet jugosllave bënë mijëra arrestime arbitrare, gjyqe dhe burgosje politike, duke e bërë Kosovën vendin me numrin më të madh të të burgosurve politikë për kokë banori në gjithë Evropën.

Në demonstratat e vitit 1981, u shfaq parulla “Kosova Republikë”, e cila vazhdoi të shkruhej gjatë tërë asaj dekade, herë e plotë e herë si një akronim me dy shkronja “KR”. Shumë organizata politike ilegale fituan forcë nga demonstratat e vitit 1981 dhe nga trashëgimia e tyre, duke e mbajtur të gjallë shpirtin e revoltës popullore dhe të rezistencës për një Kosovë të lirë. Brezi i demonstruesve dhe aktivistëve të vitit 1981, ishin shtyllë e grupeve themeltare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me luftën e drejtë në dekadën pasuese, e çliruan Kosovën në qershor të vitit 1999. Kështu, parulla popullore “Kosova Republikë”, u bë Deklaratë Kushtetuese më 2 korrik 1990 dhe Kushtetutë e Kaçanikut më 7 shtator 1990 drejt realitetit politik të shpallur më 17 shkurt 2008, në formacionin politik e juridik të Republikës së Kosovës si shtet i pavarur.

Sot u bënë 44 vite prej demonstratës së 11 marsit 1981, andaj le t’i kujtojmë me mirënjohje të thellë dhe me nderime e respekt, studentët dëshmorë, organizatorët, të plagosurit e të burgosurit, si dhe të gjithë pjesëmarrësit e asaj lëvizje që e mbajti aktive rezistencën e popullit të Kosovës drejt aspiratës së tij për liri dhe shtetndërtim.

Tags: #kurti #demostratat #1981 #studentet
ShareTweetShare
Previous Post

Kancer dhe rrezik i shtuar nga formaldehidi në trajtimet e flokëve

Next Post

Nis takimi mes shefit të NATO-s dhe Osmanit në Presidencë

Next Post
Nis takimi mes shefit të NATO-s dhe Osmanit në Presidencë

Nis takimi mes shefit të NATO-s dhe Osmanit në Presidencë

Lajmet e fundit

Disa persona zihen nga orteku në Alpet zvicerane

Disa persona zihen nga orteku në Alpet zvicerane

17/05/2025
Crystal Palace shkruan historinë, fiton Kupën FA pas fitores ndaj Manchester Cityt

Crystal Palace shkruan historinë, fiton Kupën FA pas fitores ndaj Manchester Cityt

17/05/2025
Numërimi i votave të diasporës në Lezhë, tensione gjatë procesit

Numërimi i votave të diasporës në Lezhë, tensione gjatë procesit

17/05/2025
Maqedonci për marrëveshjen me Amerikën: Përfshin aspektin e komunikimit dhe atë kibernetik

Maqedonci për marrëveshjen me Amerikën: Përfshin aspektin e komunikimit dhe atë kibernetik

17/05/2025
Miftaraj: A dakordohemi të shkelim ligjin? Kjo kërkesë vjen nga deputetet e partisë në pushtet

Miftaraj: A dakordohemi të shkelim ligjin? Kjo kërkesë vjen nga deputetet e partisë në pushtet

17/05/2025
Osmani publikon fotografi me familje për ditëlindje: Faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta

Osmani publikon fotografi me familje për ditëlindje: Faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta

17/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Disa persona zihen nga orteku në Alpet zvicerane

Disa persona zihen nga orteku në Alpet zvicerane

17/05/2025
Crystal Palace shkruan historinë, fiton Kupën FA pas fitores ndaj Manchester Cityt

Crystal Palace shkruan historinë, fiton Kupën FA pas fitores ndaj Manchester Cityt

17/05/2025
Numërimi i votave të diasporës në Lezhë, tensione gjatë procesit

Numërimi i votave të diasporës në Lezhë, tensione gjatë procesit

17/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.