GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

PDK në Gjilan denoncon një skandal të LVV-së që aktivizoi Policinë

09/03/2025
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Pas disa dështimesh, votohet projektbuxheti komunal i Gjilanit
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti ka denoncuar intervenimin e militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje në punën e institucioneve komunale.

Sipas Rashitit, militantët e VV-së, disa prej të cilëve janë zyrtarë në komunën e Gjilanit, kanë ndërhyrë në mënyrë të papranueshme në punën e administratës dhe kanë penguar funksionimin normal të institucioneve.

Ai ka përmendur një incident të fundit ku, sipas tij, aktivistët e VV-së, të lidhur me një asamblist të kësaj partie, kanë ndërhyrë në zyrën e drejtoreshës së buxhetit, duke ndryshuar cilindrin e derës ose duke kopjuar çelësin, për të pasur qasje pa leje kur ajo nuk ka qenë në punë.

Ky akt sipas tij, ka nxitur kërkesën e drejtoreshës për ndihmën e Policisë së Kosovës, e cila tani është duke kryer hetimet e nevojshme.

“E kanë pru punën edhe Policia e Kosovës me u marr me militantët e VV-së, të cilët po e pengojnë drejtoreshën e buxhetit në komunën e Gjilanit Shfrenimi i aktivistëve të VV-së (zyrtar/e në komunën e Gjilanit) ka arritur kulmin duke ndërhyrë në punën dhe funksionimin normal të institucioneve komunale. Është për keqardhje se në çfarë derexhe ky kryetar e ka sjellë jetën institucionale në komunën e Gjilanit, që kërkon edhe intervenimin e policisë së Kosovës.

Skandali i fundit i jashtëzakonshëm është se drejtoreshës së buxhetit në Gjilan, aktivistët e VV-së (familjar të një asambleisti të VV-së) ia kanë ndrruar cilindrin zyrës së saj apo kanë bërë kopjimin e qelsit, duke ndërhyrë dhe patur qasje pa leje në zyren e saj, kur ajo nuk ka qenë prezent në punë. E për këtë rast drejtoresha e buxhetit dhe financave ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, e cila tashmë është duke e bërë punën e vet të hetimeve”, shkruan ai.

Rashiti ka theksuar se është për keqardhje që situata ka arritur në këtë pikë dhe se kjo tregon dështimin e kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, i cili, sipas tij, ka heshtur për këto ngjarje, raporton Paparaci.

Kryetari i PDK-së në Gjilan ka aluduar se qëllimi i Hysenit është që të heqë drejtoreshën e buxhetit dhe të emërojë një tjetër person nga radhët e VV-së.

“Për këto trazira që kanë ndodhur javën e kaluar aty, kryetari i Gjilanit ka heshtur dhe aspak nuk është interesu për këtë probleme, sepse qëndron prapa një skenari dhe qëllimi për t’a zavendësuar këtë drejtoreshë me shefen grupit të asambleistëve të VV-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Në anën tjetër edhe pse ka kaluar afati ligjor, raporti financiar për vitin 2024 ende nuk i është dërguar Kuvendit Komunal që duhet ta shqyrtojë në seancën e marsit. Dyshohet sa janë bërë shumë veprime të dyshimta për mënyrën e shpenzimit të miliona eurove të buxhetit në vitin e kaluar dhe drejtoresha nuk është plotësisht e informuar, sepse është anashkaluar nga kundërshtarët e saj që po luftojnë për t’a larguar nga pozita që e mbanë ajo”, thotë më tej ai.

Rashiti ka paralajmëruar se qeverisja e kryetarit Hyseni po demaskon gjithnjë e më shumë korruptimin.

“Çdo ditë e më shumë po demaskohet qeverisja e korruptuar e Alban Hysenit e cila e ka humbur kontrollën. Muajt në vijim do të ketë edhe skandale tjera të pabesueshme që do të dalin sheshit. E fundi i këtij pushteti do të jetë i turpshëm dhe tejet i dëmshëm për komunën tonë”./Paparaci

Tags: #lvv #pdk #skandal #policia #komuna #gjilani
ShareTweetShare
Previous Post

Izraeli do të ndërpresë furnizimin me energji elektrike në Gaza

Next Post

Paralajmërimi i frikshëm i Trump: Armët bërthamore mund të shënojnë fundin e Botës, janë apokalips atomik

Lajmet e fundit

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

18/05/2025
Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

18/05/2025
Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.