Cilësia e ajrit në Prishtinë është e pashëndetshëm.
Kështu tregojnë matjet nga monitorimi i cilësisë së ajrit në kryeqytet nga ana e Konsultës Amerikane në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Indeksi i ndotjes është 169 me grimcat e pluhurit PM2.5.
Sipas këtij indeksi, me vlerat mes 151 deri 200, çdo qytetar mund të fillojë të përjetojë efekte negative shëndetësore, si dhe anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të përjetojnë efekte më të rënda shëndetësore.