GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Spekulime të shumta në media, familjari i Unikkatilit tregon arsyen e vërtetë të vdekjes së Mentor Palokajt

08/03/2025
në Lajme, Showbiz
Koha e leximit:3 mins read
Spekulime të shumta në media, familjari i Unikkatilit tregon arsyen e vërtetë të vdekjes së Mentor Palokajt
Share on FacebookShare on Twitter

Lorenc Palokaj, familjari i Unikkatilit, ka reaguar pas vdekjes së Mentor Palokajt.

Ai ka theksuar se Mentor Palokaj kishte pasur probleme shëndetësore gjatë muajve të fundit të jetës së tij, të cilat nuk ishin trajtuar me aq vëmendje sa duhet, për shkak të natyrës së tij të mbyllur dhe të pavarur.

Ai e përmendi një bisedë që kishin pasur pesë ditë para vdekjes, ku Mentori kishte përmendur se i ishin fryrë këmbët.

“Kam pasur fatin që tri javët e fundit të jetës së tij t’i kaloj pranë tij. Pesë ditë para se të ndodhte kjo ngjarje, gjatë një bisede, ai më tha se i ndjente këmbët pak të fryra. E tha këtë në mënyrë të tërthortë, pa e bërë temë, dhe unë mendova se ishte diçka e zakonshme, si një lodhje e momentit apo një shqetësim jo serioz”, ka shkruar Lorenci.

Më tutje, sipas familjarit, Mentori ka vizituar mjekët dhe kishte marrë disa rekomandime për t’u trajtuar, por refuzoi të shkonte në spital.

“Jo, unë jam 1000% i sigurt që shkaku i vdekjes s’ka qenë qysh po spekulojnë mediat e pandërgjegjshme, po kanë qenë probleme shëndetësore. Krejt ata që e kanë njohur, e dinë çka po them”, ka përfunduar Lorenci.

Postimi i plotë:

“Një sqarim rreth vdekjes së Mentorit”

Kam pasur fatin që tri javët e fundit të jetës së tij t’i kaloj pranë tij. Pesë ditë para se të ndodhte kjo ngjarje, gjatë një bisede, ai më tha se i ndjente këmbët pak të fryra. E tha këtë në mënyrë të tërthortë, pa e bërë temë, dhe unë mendova se ishte diçka e zakonshme, si një lodhje e momentit apo një shqetësim jo serioz. Në vijim, ai kurrë nuk e përmendi më këtë problem, as me mua dhe as me vëllain e tij.

Një ditë para vdekjes, më përcolli në aeroport, dhe atë ditë diçka nuk ishte si zakonisht. U falëm dy herë së bashku, dhe mënyra se si më shikoi atë ditë ishte ndryshe. Ishte një shikim i thellë, sikur ta dinte se ajo do të ishte hera e fundit që do të takoheshim. Gjatë gjithë udhëtimit, ndjeva sikur më shoqëroi me vështrimin e tij.

Në këto ditët më të errëta të jetës sime, morëm vesh nga një i afërm i ti se ai kishte qenë te mjeku dhe rezultatet nuk kishin dalë mirë në lidhje me zemrën e tij. I kishin thënë se duhej të shkonte në spital. Por kushdo që e ka njohur Mentorin, e di që ai kurrë nuk do t’i nënshtrohej kësaj situate. Ai e jetoi jetën sipas mënyrës së tij, pa i diktuar askush se si ta jetonte, madje as vdekja nuk mundi t’ia diktonte ditën e fundit të jetës.

Duket qartë se ai e kishte ndjerë diçka në ditët e fundit, por kishte zgjedhur ta mbante për vete, duke mos dashur të shqetësonte të tjerët. Shikimi i tij i fundit dhe mënyra si të përshëndeti në aeroport duket sikur la pas një mesazh të heshtur, një lamtumirë të pashprehur me fjalë, por të ndjerë thellë.

Është e vështirë të pranosh një humbje të tillë, veçanërisht kur e kupton pas ngjarjes se kishte shenja që nuk i lexova plotësisht në kohë.

Nuk munda deri tani të gjej se te cili doktor ka qenë dhe çfarë diagnoze ka pasur Mentori muajt e fundit. Dëshira ime më e madhe është ta di këtë për ta kuptuar situatën dhe për të kuptuar se çfarë ka ndjerë në ditët e fundit.

“Jo, unë jam 1000% i sigurt që shkaku i vdekjes s’ka qenë qysh po spekulojnë mediat e pandërgjegjshme, po kan qen probleme shëndetsore. Krejt ata që e kanë njoftë, e dinë çka po them.

“Jam krenar që kam jetuar në kohën tënde dhe kam pasur mundësinë të rri me ty edhe se je i gjakut tim

 

Tags: #unikatili #vllau
ShareTweetShare
Previous Post

Planet e Prokurorisë për konfiskimin e pasurisë së fituar përmes veprës penale, Miftaraj: Këto nisma po mbesin veç në letër

Next Post

Vetëvendosje ra, opozita u rrit: Si ndryshuan rezultatet e partive politike nga viti 2021?

Next Post
Vetëvendosje ra, opozita u rrit: Si ndryshuan rezultatet e partive politike nga viti 2021?

Vetëvendosje ra, opozita u rrit: Si ndryshuan rezultatet e partive politike nga viti 2021?

Lajmet e fundit

Agim Ademi: Kujtimi për Lamin do të mbetet përherë i gjallë

Agim Ademi: Kujtimi për Lamin do të mbetet përherë i gjallë

10/05/2025
Mbi 3.7 milionë shqiptarë nesër vendosin për qeverisjen e ardhshme

Mbi 3.7 milionë shqiptarë nesër vendosin për qeverisjen e ardhshme

10/05/2025
KDI: Refuzimi i Kurtit për të dëshmuar në Prokurori cenon sundimin e ligjit

Kurti: Ministri i Mbrojtjes më 13 Qershor nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje me SHBA’të

10/05/2025
Eventi i Miss Kosova 2025 po vjen

Eventi i Miss Kosova 2025 po vjen

10/05/2025
Lushaku-Sadriu: VV nuk respektoi pavarësinë institucionale të UP-së, e përdorën si vegël politike

Lushaku-Sadriu: VV nuk respektoi pavarësinë institucionale të UP-së, e përdorën si vegël politike

10/05/2025
Aksident mes autobusit, dy furgonave dhe një kamionete në magjistralen Ferizaj-Gjilan, Policia jep detaje

OBSH: Çdo vit në botë humbin jetën mbi 1.2 milion njerëz në aksidente rrugore

10/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Agim Ademi: Kujtimi për Lamin do të mbetet përherë i gjallë

Agim Ademi: Kujtimi për Lamin do të mbetet përherë i gjallë

10/05/2025
Mbi 3.7 milionë shqiptarë nesër vendosin për qeverisjen e ardhshme

Mbi 3.7 milionë shqiptarë nesër vendosin për qeverisjen e ardhshme

10/05/2025
KDI: Refuzimi i Kurtit për të dëshmuar në Prokurori cenon sundimin e ligjit

Kurti: Ministri i Mbrojtjes më 13 Qershor nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje me SHBA’të

10/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.