GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Planet e Prokurorisë për konfiskimin e pasurisë së fituar përmes veprës penale, Miftaraj: Këto nisma po mbesin veç në letër

08/03/2025
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Planet e Prokurorisë për konfiskimin e pasurisë së fituar përmes veprës penale, Miftaraj: Këto nisma po mbesin veç në letër
Share on FacebookShare on Twitter

Pesë objektiva specifike që do të jenë prioritet për prokurorët janë vendosur në një plan të punës për vitin 2025, nga Zyra e Prokurorit të Shtetit.

Ndër to janë edhe rritja e efikasitetit në luftimin e veprave penale të korrupsionit, krimit të organizuar krimeve të luftës e kundër dhunës me bazë gjinore. Në prioritetet e prokurorive do të jetë edhe rritja e efikasitetit për konfiskimet e pasurive që fitohen përmes veprave penale. Por, IKD kritikon sistemin prokurorial se prioritete e tilla po mbesin vetëm në letër.

Rritja e efikasitetit në luftimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimeve ekonomike, është prioriteti kryesor, që Prokurori i Shtetit ka renditur në planin e punës për vitin 2025.

Përveç këtyre veprave, gjatë këtij viti parashihet prokurorët duhet të kenë vëmendje të veçantë edhe në trajtimin e rasteve të krimit të organizuar, veprave penale kundër rendit kushtetues, krimeve të luftës, e dhunës në baza gjinore.

Në mesin e disa prioriteteve prokurori i shtetit ka vendosur edhe ngritjen e nivelit të sekuestrimit në funksion të konfiskimit përfundimtar dhe rikthimit të aseteve, për çka prokurorët u kritikuan në mbledhjen e Këshillit Prokurorial, se nuk janë duke bërë kërkesa për shitjen e aseteve që konfiskohen.

“Mbikëqyrjes së vazhdueshme të rasteve me sekuestrim të përkohshëm; Ngritjes së numrit të ekspertizave për hetimin financiar në rastet kur është e nevojshme; Rritjes së efikasitetit në zbatimin e ligjit për kompetencat e zgjeruara dhe Angazhimit të koordinatorit Nacional dhe koordinatorëve të prokurorive për sekuestrim dhe konfiskim; Bashkërendimin e veprimeve të Zyrës për Rikthimin e Aseteve me akterët e përfshirë në zyrë…” – Plani i punës së Prokurorit të Shtetit për vitin 2025

Por, sipas drejtorit të Institutit të Kosovës për Drejtësi, këto nisma Këshillit Prokurorial po i mbesin vetëm ne letër e vështirë të zbatueshme në praktikë.

“E para nuk ka vullnet dmth anëtarët e Këshillit, nëse e shohim monitorimin e punës të Këshillit Prokurorial të Kosovës, më të zëshmit janë në rastet kur kanë të bëjnë me emërimin e anëtarëve të KPK-së, të prokurorëve, çështje që lidhen me financat e tyre personalisht, për rroga ose për mëditje por kur vijnë tek këto politikat e mëdha, i kalojnë në heshtje, nuk kanë interes..”, ka thënë Ehat Miftaraj – Drejtor i IKD-së.

Miftaraj thotë se sistemi prokurorial ka dështuar vazhdimisht në rastet e konfiskimit të pasurisë, të cilat fitohen përmes veprës penale të korrupsionit.

“Sistemi prokurorial prej vitit 2013, kur e ka themeluar zyrën kombëtare kundër krimit ekonomik ku hyjnë përpjekjet për sekuestrim, konfiskim, të pasurisë së fituar me vepër penale nuk është që po shohim sukses apo ndonjë ndryshim përmes të cilit shteti i konfiskon gjithë atë pasuri që fitohet përmes veprës penale me theks të veçantë të veprës penale të korrupsionit…”, ka thënë Ehat Miftaraj – Drejtor i IKD-së.

Këtë vit zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, gjithashtu parasheh që të bëjë strukturimin e ri të Zyrës për mbrojtjen e viktimave, pa dhënë detaje se si do të bëhet kjo.

Një tjetër pikë që është përmendur në kuadër të llogaridhënies e performancës, është edhe monitorimi i performancës së prokurorëve gjatë paraqitjes në seanca gjyqësore nga ana e kryeprokurorëve./Dukagjini.

Tags: #planet #prokurorise #mpj
ShareTweetShare
Previous Post

Vdekja tragjike e mjekut të Barcelonës, vjen reagimi i ekipit të Real Madridit

Next Post

Spekulime të shumta në media, familjari i Unikkatilit tregon arsyen e vërtetë të vdekjes së Mentor Palokajt

Lajmet e fundit

Kina “thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin” e tensioneve midis Indisë dhe Pakistanit

Kina “thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin” e tensioneve midis Indisë dhe Pakistanit

10/05/2025
Pikëpyetje për orën që vendosi Papa Leo në paraqitjen e parë

Pikëpyetje për orën që vendosi Papa Leo në paraqitjen e parë

10/05/2025
Kurti s’merr përgjegjësi: Rënien në indeksin e Reporterëve pa Kufij duhet ta përmirësojnë mediat

Kurti s’merr përgjegjësi: Rënien në indeksin e Reporterëve pa Kufij duhet ta përmirësojnë mediat

10/05/2025
Identifikohet motoçiklisti që voziste në mënyrë të rrezikshme- pamje

Identifikohet motoçiklisti që voziste në mënyrë të rrezikshme- pamje

10/05/2025
Nuk ia votuan Haxhiun për të 11’ën herë, Kurti në Këshillin e VV’së: Kuvendin s’e themelon partia fituese, por të gjithë bashkë

Nuk ia votuan Haxhiun për të 11’ën herë, Kurti në Këshillin e VV’së: Kuvendin s’e themelon partia fituese, por të gjithë bashkë

10/05/2025
Kurti: Duam qeveri normale jo tranzitore, LDK do të duhej ta kishte më të lehtë koalicionin me ne sesa në vitin 2020

Kurti: Duam qeveri normale jo tranzitore, LDK do të duhej ta kishte më të lehtë koalicionin me ne sesa në vitin 2020

10/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Kina “thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin” e tensioneve midis Indisë dhe Pakistanit

Kina “thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin” e tensioneve midis Indisë dhe Pakistanit

10/05/2025
Pikëpyetje për orën që vendosi Papa Leo në paraqitjen e parë

Pikëpyetje për orën që vendosi Papa Leo në paraqitjen e parë

10/05/2025
Kurti s’merr përgjegjësi: Rënien në indeksin e Reporterëve pa Kufij duhet ta përmirësojnë mediat

Kurti s’merr përgjegjësi: Rënien në indeksin e Reporterëve pa Kufij duhet ta përmirësojnë mediat

10/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.