GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Dështuan në votat me postë, VV kërkon rivotim në diasporë

08/03/2025
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Dështuan në votat me postë, VV kërkon rivotim në diasporë
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa që të anulojë rezultatet e votimit me postë dhe që të urdhërojë Komisionin Qendror Zgjedhore që të përsërisë votimin.

Në ankesën e dërguar në PZAP, Vetëvendosje po pretendon që në fletëvotimet e ardhura me postë ka pasë manipulime dhe se është cenuar e drejta e votës.

Prandaj duke e dituar që në secilin fletëvotim të ardhur me postë ka pasur manipulime të tilla, është dëmtuar integriteti zgjedhor, është cenuar e drejta e votimit siç përcaktohet në Kushtetutë dhe Ligj, prandaj në bazë të nenit 120 të LZP-së, paragrafi 1 nënparagrafi 1.2, ndërlidhur me nenet 101 dhe 106 të LZP-së, kërkojmë nga PZAP që të ANULOJË rezultatet e votimit me postë dhe njëkohësisht ta URDHËROJË KQZ-në që të përsërisë votimin”, thuhet në ankesën e VV-së.

Nga votat e ardhura me postë, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 51.57 % të votave. Ajo pasohet nga LDK me 30.55 %, e treta është PDK me 9.48 % dhe e katërta është AAK me 3.23 %.

Ky rezultat nuk e kënaqi Vetëvendosjen, e cila pati pritshmëri që të ketë rezultat të ngjashëm si në në votat në përfaqësitë diplomatike ku mori 80.71%.

“Më 5 mars 2025, ditën e përmbylljes së procesit të numërimit dhe rinumërimit të fletëvotimeve, komisionerë dhe vëzhgues të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kanë identifikuar se në vazhdimësi gjatë këtij procesi në Qendrën e Numërimit në Prishtinë, janë identifikuar parregullsi të shumta që provojnë qartazi se procesi i regjistrimit dhe i votimit përmes postës, respektivisht i plotësimit të fletëvotimeve, përveçse ka qenë në kundërshtim me dispozitat përkatëse kushtetuese dhe ligjore për zgjedhjet, gjithashtu ka vënë në pah mungesën e veprimit dhe shprehjes së vullnetit individual të votuesit”, thuhet në hyrje të ankesës së parashtruar nga Vetëvendosje.

“Neni 45 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe neni 6 i Ligjit Nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, përcaktojnë shprehimisht dhe qartë se vota është personale, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë. Në këtë kuptim, gjatë procesit të numërimit të fletëvotimeve në QNR të dërguara më postë, kanë dalë në pah elemente të shumta që dëshmojnë qartazi për mosrespektim të dispozitave ligjore dhe kushtetuese të votimit”.

Më herët zëdhënësi i Komisionit Zgjedhor Qendror, Valmir Elezi, tha për Gazetën Express se KQZ-së do t’i duhet të presë vendimet e PZAP-së dhe eventualisht edhe të Gjykatës Supreme për të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pas tri ankesave që shkuan në PZAP.

“KQZ është njoftuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa se në këtë institucion janë paraqitur tri ankesa nga një subjekt politik. Andaj, KQZ do të presë vendimmarrjen e PZAP-it dhe eventualisht edhe të Gjykatës Supreme para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025”, tha ai.

Tags: Komisioni QendrorPZAP
ShareTweetShare
Previous Post

“Marshojmë për njëra-tjetrën”, nis nga sheshi “Zahir Pajaziti” marshi për 8 Mars

Next Post

ATK: 184.3 milionë euro tatime të mbledhura në dy muajt e parë të 2025-ës

Next Post
ATK: 184.3 milionë euro tatime të mbledhura në dy muajt e parë të 2025-ës

ATK: 184.3 milionë euro tatime të mbledhura në dy muajt e parë të 2025-ës

Lajmet e fundit

“Një vit mund të jetoj mes malit” – Tarzani i Kosovës rrëfen sfidat më të mëdha të jetës: Gacat i ha, m’u shkrihen si në ujë

“Një vit mund të jetoj mes malit” – Tarzani i Kosovës rrëfen sfidat më të mëdha të jetës: Gacat i ha, m’u shkrihen si në ujë

14/05/2025
Tjetër aksion në veri, Sveçla njofton se institucionet i kanë marrë dy objekte nga strukturat paralele

Tjetër aksion në veri, Sveçla njofton se institucionet i kanë marrë dy objekte nga strukturat paralele

14/05/2025
Kurti s’përfill urdhrin e Gjykatës për intervistim në Prokurori, nesër pjesë e një ngjarjeje në Gjilan?

Kurti më 2016 – ja mënyrat si të manipulojmë me koalicione (dokument)

14/05/2025
Mbahet takimi mes presidentes Osmani dhe Antonio Costas

Mbahet takimi mes presidentes Osmani dhe Antonio Costas

14/05/2025
Hargreaves ka takuar Trendafilovën: S’duhet të pengohet komunikimi i Gykatës me popullin e Kosovës

Hargreaves ka takuar Trendafilovën: S’duhet të pengohet komunikimi i Gykatës me popullin e Kosovës

14/05/2025
Ishin të kërkuar me urdhëresa të Gjykatës, arrestohen tre persona në Lipjan

Ishte i kërkuar nga gjykata për “dhunim”, arrestohet në Ferizaj 17-vjeçari

14/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Një vit mund të jetoj mes malit” – Tarzani i Kosovës rrëfen sfidat më të mëdha të jetës: Gacat i ha, m’u shkrihen si në ujë

“Një vit mund të jetoj mes malit” – Tarzani i Kosovës rrëfen sfidat më të mëdha të jetës: Gacat i ha, m’u shkrihen si në ujë

14/05/2025
Tjetër aksion në veri, Sveçla njofton se institucionet i kanë marrë dy objekte nga strukturat paralele

Tjetër aksion në veri, Sveçla njofton se institucionet i kanë marrë dy objekte nga strukturat paralele

14/05/2025
Kurti s’përfill urdhrin e Gjykatës për intervistim në Prokurori, nesër pjesë e një ngjarjeje në Gjilan?

Kurti më 2016 – ja mënyrat si të manipulojmë me koalicione (dokument)

14/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.