Nënkryetari i LDK-së në Vushtrri Shkelzen Xhaferi ka shkruar në lidhje me rinumërimin në këtë komunë, pas ankesave të kandidatës Rrezarta Krasniqi.
Xhaferi ka sqaruar se Rrezarta Krasniqit i mungonte veç një votë, dhe tërë këtë histeri siç e quan ai e bëri Krasniqi në koordinim me PDK-në, për ta rrëzuar Xhafer Tahirin.
Reagimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,
Pas histerisë së djeshme kundër kryetarit të LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahirit,
Nga 2,004 vota të numëruara në palestrën e Vushtrrisë për kandidaten tonë, ish-deputeten Rrezarta Krasniqi, pas rinumërimit të bërë pas ankesës në prokurori, rezultuan 2,003 vota.
Po, po, 2,003 vota!
U bë lajm në të gjitha mediat se ju janë vjedhur votat nga komisionerët e LDK-së në Vushtrri, duke pretenduar se ishin vjedhur 1,500 vota.
I dërgoi në prokurori komisionerët e shtëpisë së vet, i kërcënoi me plumb dhe, në fund, e shpërfaqi nëpër të gjitha mediat se i ishin vjedhur votat.
POR drejtësia gjithmonë fiton në fund!
Tani, dil dhe kërko falje gjithë anëtarëve, rugovistëve dhe strukturës së LDK-së në Vushtrri, të cilën e njollose, e kërcënove, e dërgove në prokurori dhe, më kryesorja, që je në koordinim total me PDK-në për rrëzimin e Xhafer Tahirit!
Nuk mund të jesh ditën me LDK-në e në mbrëmje nëpër tavolina duke bërë marrëveshje me PDK-në për të rrëzuar Xhafer Tahirin. (Qyteti e di se ti ia humbe LDK-së balotazhin dhe tentove ta përçash partinë në zgjedhjet lokale.)
Dy herë aktivistët e LDK-së në Vushtrri të dhanë mandatin për deputete. Bëre 0 punë për ta.
Kur nuk fitove herën e tretë, na njollose të gjithëve!
Kërkojmë nga kryetari i LDK z.Lumir Abdixhiku që të marrë masa dhe të pastrojë LDK-në nga mbetjet e instaluara nga PDK-ja!
MARRE!
SHKARKIM dhe asgjë më pak!!!

Me respekt,
Shkelzen Xhaferi
Nënkryetar LDK Vushtrri
Asambleist KK Vushtrri