Avokati i njohur, Dastid Pallaska, ka kritikuar formën se si është organizuar ceremonia e zëvendësimit të komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ku përgjegjësitë e kësaj pozite kaluan nga Rrahman Rama tek Bashkim Jashari, shkruan Gazeta Metro.
Me anë të një postimi në Facebook, Pallaska ka vënë në dukje faktin se bartja e përgjegjësive duhet të bëhet me ceremoni solemne ushtarake, dhe jo në formën se si u bë sot, shkruan lajmi.net.
Për këtë, ai ka marrë edhe shembullin kur Rrahman Rama kishte pranuar pozitën nga ish-komandanti Kadri Kastrati.
“Në atë ngjarje ish Komandanti Kadri Kastrati u dekorua nga Ministria e Mbrojtjes dhe Komandanti i Gardës Kombëtare të shtetit të Ioëa-së në ShBA. Kjo është përcjellja e dinjitetshme që meritojnë shërbyesit më të vyer të vendit”, ka thënë Pallaska.
Ndryshe gjatë ditës së sotme Gjenerallejtënant Rrahman Rama ka dhënë dorëheqje nga pozita e komandantit të Forcës së Sigurisë të Kosovës. Në vend të tij, komandant i FSK’së është emëruar gjeneralmajor Bashkim Jashari.