GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kisha Ortodokse Serbe e alarmon Këshillin e Sigurimit për një rrugicë në Korishë

06/03/2025
në Kosovë, Lajme, Opinione
Koha e leximit:4 mins read
Kisha Ortodokse Serbe e alarmon Këshillin e Sigurimit për një rrugicë në Korishë
Share on FacebookShare on Twitter

Shtrimi i një rrugine me kubëza pranë shpellës asketore të Shën Pjetrit, në Korishë të Prizrenit, i ka mjaftuar Dioqezës Rashkë-Prizren të tundë këmbanat për gjoja rrezikim të trashëgimisë ortodokse në Kosovë. Duke u ankuar në punimet joprofesionale, kjo Dioqezë, që funksionon në kuadër të Kishës Ortodokse Serbe, ka kritikuar “paaftësinë” e institucioneve lokale në Kosovë në qasjen e tyre rreth trashëgimisë së mbrojtur. Por, një reagim si ky me sa duket po i paraprin krijimit të një dosje anti-Kosovë në vigjilje të mbledhjes së radhës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Col Mehmeti

Sikundër ka ndodhur edhe viteve të kaluara në vigjilje të mbledhjes së radhës të Këshillit të Sigurimit, edhe tani është dendësuar ofensiva diplomatike e Serbisë.

Këtë e ka bërë me njërën nga çështjet më të ndjeshme — të raportuar shpesh në Kombet e Bashkuara — siç është mbrojtja e trashëgimisë fetare ortodokse.

Shtrimi me kubëza i rrugës që çon në shpellën asketike të Shën Pjetrit, në Korishë, janë bërë shkas që Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe ta problematizojë si rrezik për vendin e shenjtë historik që daton nga shekulli i 13-të.

“Dëme të ndjeshme”

Përmes një njoftimi për media, kjo Dioqezë ka ngritur shqetësimin se punimet e fundit, përfshirë gërmimi dhe shtrimi i një rruge të gjerë që çon te shpella e Shën Pjetrit, “kanë shkaktuar dëme të ndjeshme në integritetin arkeologjik dhe historik të asketores”.

“Themelet e këtij kompleksi mesjetar janë prekur, duke ngritur shqetësime se edhe trazimet më të vogla natyrore, të tilla si shirat e rrëmbyera apo dridhjet e vogla, mund të çojnë në rrëshqitje dheu dhe shembje të plotë të vendit të shenjtë”, thuhet në njoftim.

Kjo dioqezë, më tej, ka përkujtuar se Asketorja e Shën Pjetrit të Korishës mbrohet zyrtarisht si njëra nga pesëdhjetë Zonat e Veçanta të Mbrojtura sipas Ligjit për Mbrojtjen e Zonave të Veçanta në Kosovë.

Duke u ankuar për freskat e dëmtuara që, sipas dioqezës, paraqesin një qëndrim çnderues ndaj këtij vendi të shenjtë, në njoftim i është bërë vend edhe kritikës për paaftësinë e institucioneve lokale të Kosovës.

“Në vend se ta tregojnë një nivel themelor të qytetërimit dhe respektit për kulturën dhe monumentet e krishtera, ata po bëjnë punime joprofesionale, duke e shkatërruar pakthyeshëm trashëgiminë që bart domethënie për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë”, thuhet në njoftim.

Punime nga kompani të palicensuara

Tutje, Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit ka ngritur gishtin kundër Komunës së Prizrenit dhe Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm, duke e akuzuar se ka kryer aktivitete të paligjshme pa dijeninë apo miratimin e Kishës Ortodokse serbe.

“Natyra joprofesionale e punimeve (nga një kompani e palincensuar për punime të tilla të ndjeshme në vendndodhjet e trashëgimisë), përfshirë makineri të rëndë dhe shpërndarje të pakujdesshme të materialeve gjithandej, demonstron mungesë tronditëse të angazhimit të ekspertëve të trashëgimisë, thekson mungesën e bashkërendimit me Kishën Ortodokse serbe dhe zbatimin e Këshillit mbikëqyrës”.

Dosje në prag të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit

Në të kaluarën njoftimet alarmuese, shpesh me ekzagjerime, kanë paraprirë mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kushtuar Kosovës.

Çështja e trashëgimisë së kishave e manastireve ortodokse vazhdimisht është problematizuar nga diplomacia e Beogradit.

Në mbledhjen e vjetshme, në prill, delegacioni serb, ndër të tjerash, kishte alarmuar për gjoja rrëmbimin e dhunshëm të pronës së Kishës Ortodokse Serbe dhe cenimin e zonave të mbrojtura rreth kishave e manastireve ortodokse.

Sado që Këshilli i Sigurimit ende nuk e ka njoftuar datën e mbledhjes së radhës për Kosovën, viteve të fundit Këshilli ka mbajtur mbledhje dy herë në vit, zakonisht në prill dhe tetor.

Kosova në vetmi diplomatike

Kjo mbledhje e gjen Kosovën në një gjendje frustrueshëm të rëndë diplomatike.

Përveç izolimit ndërkombëtar dhe sanksioneve të dyfishta nga ShBA dhe BE, vendi ka bërë pak e hiç përparime sa i përket anëtarësimit në organizata evropiane e ndërkombëtare.

Hiç më larg se dje, Komiteti Politik i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës hodhi poshtë kërkesën e Kosovës që t’i jepet statusi i mysafirit të veçantë në këtë asamble.

Kjo sprapsje pason dështimin e diplomacisë së Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, anipse për hir të këtij procesi kishte pranuar më në fund të zgjidhte kontestin pronësor në favor të Manastirit të Deçanit.

Në anën tjetër, Qeveria serbe, përkatësisht e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën, ka zhvilluar kohëve të fundit një serë takimesh nga Gjeneva deri në Beograd ku ka alarmuar për gjoja diskriminimin e serbëve të Kosovës.

Me një gjuhë pak-a-shumë të njëjtë ka qenë edhe Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe udhëheqësja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, e cila në janar të këtij viti ka kundërshtuar veprimet e Kosovës për mbylljen e institucioneve të financuara nga Serbia.

“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm është e shqetësuar për pasojat e këtyre mbylljeve në jetën e përditshme të individëve, veçmas atyre nga bashkësitë joshumicë, që varen drejtpërdrejtë nga këto institucione. Veprime të tilla të njëanshme rrezikojnë edhe më shumë gërryerjen e besimit mes bashkësive dhe autoriteteve të Kosovës”, ishte thënë asokohe në reagim.

Tags: kisha ortodokse serbekorishe
ShareTweetShare
Previous Post

Behrami: Kurti po mundohet të blejë më shumë kohë, po ndihmohet edhe nga presidentja

Next Post

Humbjet e Ukrainës në luftën me Rusinë: 50 mijë ushtarë të vrarë, mbi 300 mijë janë plagosur

Next Post
Humbjet e Ukrainës në luftën me Rusinë: 50 mijë ushtarë të vrarë, mbi 300 mijë janë plagosur

Humbjet e Ukrainës në luftën me Rusinë: 50 mijë ushtarë të vrarë, mbi 300 mijë janë plagosur

Lajmet e fundit

Osmani: Serbia është burimi i destabilitetit, ne do të mbrohemi

Osmani në Ditën e Evropës: Kërkojmë heqjen e masave të padrejta të BE-së

09/05/2025
Papërgjegjësi politike, Kosova në rrugë pa ‘krye’ 3 muaj pas zgjedhjeve

Papërgjegjësi politike, Kosova në rrugë pa ‘krye’ 3 muaj pas zgjedhjeve

09/05/2025
Cara Delevingne shfaqet në premierën e “Ocean With David Attenborough” me fustan 100 vjeçar që vlen mbi 10 mijë dollarë

Cara Delevingne shfaqet në premierën e “Ocean With David Attenborough” me fustan 100 vjeçar që vlen mbi 10 mijë dollarë

09/05/2025
Robin dhe Marigona Krasniqi festojnë 3-vjetorin e martesës

Robin dhe Marigona Krasniqi festojnë 3-vjetorin e martesës

09/05/2025
AGK dënon gjuhën nxitëse të deputetëve te VV-së Salih Zyba dhe Fitore Pacolli ndaj Gazetës Express

AGK dënon gjuhën nxitëse të deputetëve te VV-së Salih Zyba dhe Fitore Pacolli ndaj Gazetës Express

09/05/2025
Arrestohet një 42-vjeçar në Soçanicë për ngacmim seksual dhe shantazh ndaj një të miture

Arrestohet një 42-vjeçar në Soçanicë për ngacmim seksual dhe shantazh ndaj një të miture

09/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Osmani: Serbia është burimi i destabilitetit, ne do të mbrohemi

Osmani në Ditën e Evropës: Kërkojmë heqjen e masave të padrejta të BE-së

09/05/2025
Papërgjegjësi politike, Kosova në rrugë pa ‘krye’ 3 muaj pas zgjedhjeve

Papërgjegjësi politike, Kosova në rrugë pa ‘krye’ 3 muaj pas zgjedhjeve

09/05/2025
Cara Delevingne shfaqet në premierën e “Ocean With David Attenborough” me fustan 100 vjeçar që vlen mbi 10 mijë dollarë

Cara Delevingne shfaqet në premierën e “Ocean With David Attenborough” me fustan 100 vjeçar që vlen mbi 10 mijë dollarë

09/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.