Sonte zhvillohen dy kompeticionet e tjera të UEFA-s, ai i Europa League dhe Conference League, faza e 1/8 së finales.
Në Ligën e Europës do ketë ndeshje tejet interesante, ku Roma e pret në shtëpi Athletic Bilbaon.
Manchester Unitedi udhëton në Spanjë për t’u përballur kundër Real Sociedadit, ndeshje kjo që nis nga ora 18:45.
Në Conference League vëmendja më e madhe është te Chelsea, të cilët udhëtojnë në Danimarkë për t’u përballur me Copenhagenin. Ky takim nis nga ora 18:45.
Në program sonte duke i përfshirë të dyja kompeticionet janë plot 16 ndeshje.