Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, bëri një gjest shumë human.
Ai një pjesë të paraqitjes së tij në Kongres, ia kushtoi një djaloshi 13 vjeçar.
Dj Daniel, u diagnostikua me tumor nu diagnostikua me tumor në tru.
13-vjeçar gjithmonë kishte ëndërruar që të bëhej oficer policie, shkruajnë mediat ndërkombëtare transmeton Klankosova.tv
Kreu i Shtëpisë së Bardhë, e urdhëroi drejtorin e Shërbimit Sekret, Sean Curran, që emërojë vogëlushin si “Agjent Nderi”.
Ky veprim i Trump, e ka gëzuar jashtëzakonisht Danielin.
“Në vitin 2018 DJ u diagnostikua me kancer në tru. Mjekët i dhanë maksimumi pesë muaj jetë. Kjo ishte më shumë se gjashtë vjet më parë,” deklaroi Trump.