Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje nga Peja.
Një 38-vjeçar ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Ai ishte sjellë nga Spitali Rajonal i Pejës, për të marrë në trajtim.
Klankosova.tv mëson se burri në fjalë ishte në gjendje tejet të rëndë shëndetësore.
Tanimë i ndjeri kishte pasur probleme me organet e frymëmarrjes.
Sipas burimeve të Klankosova.tv i njëjti si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore nuk kishte reaguar ndaj asnjë terapie të ofruar nga mjekët.
“Tek ne është sjellur në gjendje të rëndë shëndetësore. Ka pasur probleme me organet e frymëmarrjes, infeksion i thellë që e ka çuar në Sepsë”.
“Sipas informacioneve nga policia ky njihet edhe si përdorues i substancave narkotike, por nuk mund ta konfirmoj”, citoi burimi