233 mijë emigrantë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 42 mijë kërkesa u refuzuan për mangësi në dokumentacion, ndërsa rreth 18 mijë aplikime të tjera janë ende në proces shqyrtimi.
Sa i përket qarqeve ku do të votojnë shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, Tirana ka regjistruar numrin më të madh të kërkesave të miratuara, me gjithsej 49,678 zgjedhës.
Pas Tiranës, Fieri renditet i dyti për sa i përket numrit të votuesve nga jashtë, ndërsa më pas vijnë qarqet e Durrësit, Elbasanit, Korçës, Vlorës, Shkodrës, Beratit, Lezhës, Dibrës, Gjirokastrës dhe Kukësit.