Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka pretenduar se sonte rreth orës 20:47 është raportuar se në objektin e Parlamentit të Serbisë është vendosur një bombë.
Siç raportojnë mediat serbe, ekipet e deminimit tashmë kanë shkuar në vendngjarje dhe se po kryejnë kontrolle.
Ndryshe, në seancën e sotme Kuvendit të Serbisë pati incidente – përleshje, është hedhur gaz lotsjellës, mjete piroteknike, e pati edhe tym.
Brenda objektit Kuvendit të Serbisë u panë edhe autoambulanca, si dhe zjarrfikësit.
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, njoftoi sot se tre deputete u lënduan, njëra prej të cilave ishte shtatzënë.