Shtetet e Bashkuara të Amerikës po synojnë që të lehtësojnë sanksionet ndaj Rusisë, pasi presidenti Doald Trump kërkon të rivendosë lidhjet me Moskën dhe të ndalojë luftën në Ukrainë, tha për Reuters një zyrtar amerikan dhe një person tjetër i njohur me këtë çështje.
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Departamentit të Shtetit dhe Thesarit që të hartojnë një listë sanksionesh, të cilat mund të diskutohen me përfaqësuesit rusë në ditët në vijim, si pjesë e bisedimeve të gjera të administratës me Moskën për përmirësimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike, thanë burimet.
Zyrtarët tani po hartojnë një propozim për heqjen e sanksioneve ndaj subjekteve dhe individëve të zgjedhur, duke përfshirë disa oligarkë rusë.
Të ashtuquajturat ‘dokumente opsionesh’ hartohen shpesh nga zyrtarë që punojnë për sanksionet, por kërkesa specifike e Shtëpisë së Bardhë për një të tillë ditët e fundit nënvizon gatishmërinë e Trumppër të lehtësuar sanksionet ruse si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme me Moskën.