Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dalur me një noftim të fundit, ku ka bërë të ditur se janë numëruar 143 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme.
“Aktualisht, në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit nga komunat Vushtrri, Junik, Ferizaj, Prizren, Shtime dhe Suharekë.
Procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.
Pas përfundimit të numërimit, rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas komunave, të cilave u takojnë votuesit e regjistruar, brenda një kohe të shpejtë do të shfaqen në platformën”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.
Postimi i plotë:
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.
Deri të hënën, më 3 mars, në orën 16:00, në këtë qendër janë numëruar 143 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme.
Aktualisht, në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit nga komunat Vushtrri, Junik, Ferizaj, Prizren, Shtime dhe Suharekë.
Procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.
Pas përfundimit të numërimit, rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas komunave, të cilave u takojnë votuesit e regjistruar, brenda një kohe të shpejtë do të shfaqen në platformën
https://rezultatet2025.net