Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Valmir Elezi tha se të marten pritet të përfundojë numërimi i votave me postë dhe se pas kësaj, do të vazhdohet me numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.
“Në Qendren e Numërimit dhe Rezultateve, po vazhdon numërimi i votave nga jashtë Kosovës, respektivisht votat përmes postes. Deri në përfundim të ditës së diel, janë numëruar më shumë se gjysma e fletvotimeve. Besojmë që deri të marten të arrijmë të përmbyllim numërimin e të gjitha fletvotimeve të mbetura nga votimi përmes postës. Pas kësaj KQZ-ja do të filloi me numërimin e votave me kusht të cilat janë pjesë e votimit të zhvilluar në 56 vendvotime. Dhe pastaj dhe numrimi i votave nga votimi i personave me nevoja të veçanta”, tha Elezi.
Ndërsa tha se nuk mund të jap një datë të sakt se kur do të përfundojë ky proces dhe të shpallen rezultatet përfundimtare.