Një përplasje verbale ka ndodhur mes anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe një komisioneri të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, lidhur me vlefshmërinë e një vote të prerë poshtë gjatë numërimit të fletëvotimeve të ardhura me postë.
Akuzat janë ngritur nga koordinatori i vëzhguesve të AAK-së, Lavdim Mehani, i cili ka pretenduar se Kurteshi ka tentuar të ndikojë në shpalljen e vlefshmërisë së një vote, ndonëse ajo kishte qenë e prerë poshtë.
Sami Kurteshi ka hedhur poshtë këto akuzat, duke thënë se nuk ka pasur ndërhyrje dhe se vetëm komisionerët janë ata që kanë autoritetin për të vendosur mbi vlefshmërinë e votës.
Ai ka thënë se nuk është bërë presion ndaj komisionerëve dhe se ata mund të ankimohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nëse mendojnë se është bërë padrejtësi.
Kurteshi ka shtuar se komisionerët që kryejnë punën me ndershmëri nuk duhet të kenë frikë nga asnjë presion.
Nga ana tjetër, Lavdim Mehani ka thënë se vëzhguesit e LVV-së në Deçan kanë insistuar po ashtu që një votë të prerë poshtë, e cila është konsideruar e pavlefshme.