Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se vendi i tij ndjeu mbështetje të fortë në samitin e liderëve evropianë sot.
Duke shkruar një postim në Telegram, ai tha se uniteti evropian ishte në një “nivel jashtëzakonisht të lartë që nuk është parë për një kohë të gjatë”.
“Ne të gjithë po punojmë së bashku në Evropë për të gjetur një bazë për bashkëpunim me Amerikën për një paqe të vërtetë dhe siguri të garantuar”, shtoi ai.
Samiti erdhi pasi udhëheqësit u mblodhën rreth Zelenskyt pas një konfrontimi të ashpër me presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe zëvendëspresidentin JD Vance në Shtëpinë e Bardhë të premten.
Zelensky iu bashkua 18 liderë botërorë, duke përfshirë Sir Keir Starmer për të diskutuar garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe mënyrën se si Evropa mund ta mbështesë vendin.